Ndahen Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014

cmimet015-1Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014 u ndanë sot në një ceremoni të organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Medias, me pjesëmarrjen e Ambasadore Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Gazetarët Aleksandra Bogdani dhe Flamur Vezaj u nderuan me çmimin e parë për tre artikujt e botuar në portalin reporter.al dhe në një numur gazetash të përditshme në lidhje me mënyrën e rekrutimit dhe financimit të shqiptarëve për të luftuar si xhihadistë në Siri.

Çmimi i dytë iu dha gazetares Juli Ristani të programit investigativ “Fiks Fare” të Top Channel TV, për programin e e saj në lidhje me trajtimin e drejtësisë ndaj përdoruesve dhe kultivuesve të drogës.

Gazetari Besar Likmeta i BIRN, mori çmimin e tretë për artikullin e botuar në disa të përditshme që hetonte mënyrën se si ishin përdorur fondet publike nga qeveria e kaluar nëpërmjet kompanive të lobimit për qëllime elektorale partiake.

Në këtë konkurs u paraqiten gjithsej 19 aplikime, të cilat u shqyrtuan nga një juri e përbërë nga profesionistë të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Lutfi Dervishi, ekspert i medias, kryetar; Iris Luarasi, pedagoge në Departamentin e Gazetarisë; Arben Muka, korrespondent i DW; Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve dhe Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Në fjalën e saj ambasadorja Vlahutin u shpreh: “Gazetaria investigative në veçanti mund të luajë një rol të jashtëzakonshëm për të zbuluar keqbërjen, për të frymëzuar reforma dhe në fund të fundit për të ndryshuar jetët e njerëzve. Jam e bindur se këto çmime që po shpallim sot do të ndihmojnë akoma më shumë në forcimin e standardeve të medias dhe do të kthehen në njësi matëse për cilësinë e medias në Shqipëri.”

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative do të jepet çdo vit në periudhën 2015-2017 në secilën nga shtatë vendet e Zgjerimit të BE-së: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi. Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative synon të nxisë dhe promovojë arritjet me te mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë vizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

 

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s