RTSH mes standarteve të BE-së dhe shërbimit

l-roshiNga Laureta Roshi
Personalisht, si pjesë edhe e garës, besoj se në drejtim të RTSH/së duhet një gazetar i ndërshëm me energji për të krijuar dhe për të përcjell pasonin e punës te të rinjtë. Shpesh rregulli i shkruar thotë se përgjegjës për programin e RTSH/së është gazetari përkatës dhe drejtori i departamentit . Në përditshmërinë dhe transmetimet publiku audienca bën përgjegjës qeverinë. Edhe pse qeveritarët nuk duken se janë shumë të pranishëm në transmetimet e drejtëpërdrejta të RTSH, ky paragjykim mbetet, pasi linja editoriale është një rrekje e informimit nga komunikatat e zëdhënësve, një rregull i pashkruar, po që dominon informacionin. Ndërsa qeveria ka instrumentat matës të audiencës për të parë se sa shkon informacioni zyrtar te publiku. Instrumenta që nuk bëjnë publike rezultatet dhe rrallë janë llogaritur si pjesë e domosdoshme e strategjisë së transmetimit. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Ballkan

Shkarkimi i kryeredaktores së NYT nxit debatin e barazisë gjinore

nytimesfotoPushimi i papritur nga puna i gruas së parë në postin e kryeredaktores të gazetës New York Times ka ngritur përsëri çështjen e pabarazisë gjinore në paga në kompanitë amerikane si dhe pyetje në se gra të tjera manaxhere gjykohen me standarte ndryshe nga homologët e tyre burra.

Më pak se një javë pasi u pushua nga puna si kryeredaktore në gazetën më prestigjoze amerikane, Jill Abramson foli rreth refuzimit dhe vendosmërisë, gjatë ceremonies së diplomimit të studentëve në Universitetin  Wake Forest në Karolinën e Veriut. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Dështon zgjedhja e Këshillit Drejtues të RTSH-së, opozita s’paraqet listën me emrat e kandidatëve

TIRANE-Komisioni parlamentar i Medias dështoi sërish të martën në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar për shkak se opozita nuk paraqiti short listën me 20 emrat e kandidatëve të përzgjedhur prej saj. Një javë më parë komisioni, me votat e maxhorancës, miratoi formulën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues, ku parashikohej që secila palë të propozonte një listë me 20 kandidatët e mbështetur prej saj. Më pas do të niste dhe përzgjedhja finale për të mbërritur tek 10 emrat që do të përfaqësoheshin në bordin drejtues të RTSH-së.

Në mbledhjen e sotme deputetët e opozitës në komision u shprehën se ata nuk kishin dhënë dakortësinë për këtë formulë, ndërsa nuk kishin sjellë asnjë emër konkret për kandidaturat për Këshillin Drejtues. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Gazetaria nuk është një biznes që “po vdes”!

gazetat01Në këtë intervistë për të përjavshmen gjermane, Der Spiegel, Kryeredaktori i “The Wall Street Journal”, Gerard Baker flet për valën e miliarderëve që “hidhen me kokë” në biznesin e gazetarisë si dhe evolucionin e gazetës së tij pas shtatë vitesh në pronësi të Rupert Murdoch.

Z. Baker, ju keni pesë vajza. A do i këshillonit sot që “t’i hynin” gazetarisë?

Po, do ta bëja. Nuk ka shumë profesione që mund të joshin më shumë. Gazetaria ka një të ardhme të madhe dhe një vlerë të pabesueshme për shoqërinë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Kukan: Emërimet në AMA, politika të bashkëpunojë

Esiona Konomi

Autoriteti Monitorues i Mediave në Shqipëri (AMA) është në vëmendjen e Parlamentit Europian. Kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan theksoi dje që klasa politike shqiptare të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias. Kukan kujtoi një pjesë të rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila i bën thirrje Parlamentit dhe Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse shtetërore për të ruajtur dhe nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore Në këtë drejtim, pavarësia dhe integriteti institucional Autoritetit audio-viziv përgjegjës, ndër të tjera, për forcimin e lirisë së medias dhe reformën e transmetuesit publik, është shumë e rëndësishme. Unë dua ti bej apel te forte aktorëve të mëdha politike për të ruajtur frymën e bashkëpunimit, i cili ishte i pranishëm gjatë miratimit të ligjit të medias ne mars 2013 dhe të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias, tha Kukan. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Fati i AMA-s nën këshillimin e OSBE-së

Propozimi i nenkryetarit të Komisionit të Medias, Alfred Peza, për ndryshimin e nenit 134 të ligjit Për mediat audiovizive, i firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, do t’i nenshtrohet ekspertizes se ekspertëve të OSBE-së, të cilet kane konsultuar te gjithe ligjin per mediat audiovizive. Në Komisionin e Medias, në lidhje me amendamentin për AMA-n, u vendos që mbi bazën e kërkesës së opozitës të priten ekspertët ndërkombëtare, të cilët janë asistuar të gjithë ligjin e ri që është miratuar vjet, që të vijnë të diskutojnë me anëtarët e Komisionit , tha Peza. Autoriteti i Mediave Audiovizive eshte ne ngerç, derisa te zevendesohen anetaret, por edhe kryetarja e saj. Ne keto kushte, nenkryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit, Alfred Peza tha se AMA nuk duhet te marre asnje vendim te rendesishem, deri ne kthimin e institucionit ne normalitet. AMA nuk mund të marrë vendime, AMA është një institucion në ngërç, pasi edhe drejtuesit e AMA-s janë në paligjshmërinë e pozicionit që janë dhe përfitoj nga rasti t i bëj thirrje edhe sot, drejtuesve dhe anëtarëve të AMA-s që të jenë aty thjesht në pozicionin e kujdestarisë së vazhdimësisë së punës së institucionit, por të mos marrin vendime të rëndësishme , theksoi Peza. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan