Ndahen Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014

cmimet015-1Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014 u ndanë sot në një ceremoni të organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Medias, me pjesëmarrjen e Ambasadore Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Gazetarët Aleksandra Bogdani dhe Flamur Vezaj u nderuan me çmimin e parë për tre artikujt e botuar në portalin reporter.al dhe në një numur gazetash të përditshme në lidhje me mënyrën e rekrutimit dhe financimit të shqiptarëve për të luftuar si xhihadistë në Siri.

Çmimi i dytë iu dha gazetares Juli Ristani të programit investigativ “Fiks Fare” të Top Channel TV, për programin e e saj në lidhje me trajtimin e drejtësisë ndaj përdoruesve dhe kultivuesve të drogës. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Dita

Paragjykimet dhe stereotipet me bazë nacionaliste në median shqiptare

nac-mediaRrapo Zguri

Që prej lindjes së kombeve, paragjykimet dhe stereotipet me bazë nacionaliste kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës në jetën e shoqërisë. Atyre nuk iu duhet doemos një konflikt apo një acarim i retorikës nacionaliste që të shfaqen. Ato janë të pranishme në luftë dhe në paqe, dhe iu mjafton edhe thjesht ekzistenca fizike apo kontakti vizual me “tjetrin” që të dalin në sipërfaqje, të përjetohen apo të shprehen, jo vetëm në marrëdhëniet apo komunikimin ndërpersonal, por edhe në mediat e komunikimit masiv.

Në veprën e vet Natyra e paragjykimit” Gordon Allport e përkufizon me këto fjalë paragjykimin etnik: “Paragjykimi etnik është një antipati e bazuar në një përgjithësim të gabuar dhe të vështirë për t’u ndryshuar. Ai mund t’i drejtohet një grupi të tërë ose një individi për shkak se ai është pjesë e këtij grupi. Në thelb paragjykimi etnik paraqitet si një armiqësi iracionale e mbështetur fort nga stereotipe të konservuara për një kohë të gjatë”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Kriza e TVSH, sistemi dhe mendësia

Bedri Islami

Prej më shumë se një viti, Radio Televizioni Shqiptar është në fakt pa drejtorin e Përgjithshëm. Drejtori i mëparshëm Petrit Beci, pasi dha dorëheqjen, shikoi jo pa çudi se vendin e tij nuk e zuri askush edhe pas më shumë se 16 muajve, kur kishte menduar, jo pa të drejtë se kjo do të ishte një çështje ditësh.

Tani është përsëri e njëjta gjendje kaotike. RTSH ka drejtor të përgjithshëm, të komanduar, dhe nuk ka drejtor të përgjithshëm. I vetmi stacion publik Radio e TV, më i hershmi, fillestari, si mund të quhet, tashmë është në mëshirën ditore të fatit, të njerëzve që e kontrollojnë nga larg e nga afër; në këtë lënien mëshirore aty ndodhin lëvizje, heqje e emërime, dhe e gjithë kjo ka risjellë edhe një herë një fakt të dhimshëm: audienca e tij është e papërfillshme dhe si duket, ose dikush dëshiron ta lërë kështu, pse nuk janë të aftë të bëjnë ndryshimin e duhur,oqftë edhe për shkak të mërzisë dhe mërisë politike. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Drejtimi i RTSH, platforma që mbështetet tek vlerësimi i njeriut

Ilir Sinanaj

Për të kuptuar realisht pikat e forta dhe të dobëta të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), nevojitet një panoramë e veprimtarisë së tij duke e parë nga si nga një kënvështrim i jashtëm ashtu edhe nga një i brendshëm. Prandaj reforma që nevojitet të kryehet në RTSH, duhet të përqendrohet kryesisht tek kapitali njerëzor i angazhuar në këtë institucioni, me qëllimin e vetëm zhbllokimin e mëtejshëm të aftësive krijuese të të gjithë personelit. Për rrjedhojë puna e një drejtuesi si në RTSH, ashtu edhe në çfarëdo lloj institucioni tjetër apo ndërmarrje, është të garantojë që në një pozicion të caktuar, të jetë ai përson që në formin e tij, i përgjigjet nevojave të atij pozicioni. Për më tepër, që reforma të jetë e suksesshme nevojitet që edhe vetë personeli të ketë ambicie për t’u zhvilluar personalisht. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Marrëveshje me “Deutsche Bank”, 20 mln euro për digjitalizimin e transmetimit audioviziv

d-bank“Dojç Bank” do të mbështesë me një kredi 20 milion euro procesin e digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në Shqipëri. Marrëveshja e kredisë është depozituar në Kuvend vetëm pak ditë para përfundimit të afatit përfundimtar të mbylljes së transmetimeve analoge audiovizive
Procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të mbështetet financiarisht nga një kredi në vlerë 20 milion euro nga “Deutsche Bank”. Marrëveshja e kredisë është depozituar në Kuvend vetëm pak ditë para përfundimit të afatit përfundimtar të mbylljes së transmetimeve analoge audiovizive. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Shqipëri-Greqi, divergjencat e mëdha shkaktohen nga mediat

Mediat shqiptare dhe ato greke mund të jenë një katalizator pozitiv për përmirësimin e marrëdhënieve të mira mes shqiptarëve dhe grekëve.

Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit “Friedrich Ebert” tha se shqiptarët dhe grekët kanë krijuar divergjenca të mëdha mes tyre për shkak të medias.

Kjo, u vu në dukje gjatë prezantimit të studimit të realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me temë “Greqia dhe marrëdhëniet greko-shqiptare në median e shkruar shqiptare dhe atë greke”.

Studimi nuk është gjë tjetër, por një monitorim 7-mujor i disa prej mediave kryesore shqiptare dhe greke. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Pastrim parash? Urdhër arresti për Françesko Beketin. Reagimi nga Agon Channel: Shteti po na sulmon

beketi2015Pas publikimit të akuzave për pastrim ndaj pronarit Francesco Beccheti, nënës së tij Liliana Condomitti, financieres dhe një punonjëseje banke ka ardhur edhe reagimi i televizionit Agon Channel.

Në emisionin e gazetares Sonila Meço kjo padi është konsideruar një sulm nga shteti dhe pa bazë ligjore. I ftuar në studio ishte ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku që tashmë në rolin e avokatit tha se organi i akuzës në këtë rast nuk ka mundur të faktojë që paratë e investuar nga italiani në Shqipëri kanë burime kriminale.

Sipas tij edhe vendimi i gjykatës që ka vendosur sekuestron nuk jep asnjë dyshim për paratë e investuar nga Becchetti. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Përse nuk duhet shfuqizuar Neni 62 që përcakton kufizime mbi pronësinë e medias në Shqipëri

mediat-ereMarco Leidekker

Këtë vit bëhen 20 vjet që Shqipëria iu bashkua Këshillit të Europës. Në fakt, 20 vjet anëtarësimi në Këshillin e Evropës e meritojnë një moment reflektimi. Heqja e dënimit me vdekje dhe krijimi i Shkollës së Magjistraturës, janë vetëm dy nga ngjarjet e lidhura me anëtarësimin në Këshill, për të mos përmendur pastaj ndikimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në reformimin e shoqërisë.

Por ky reflektim duhet të marrë vetëm një moment. Ky është një vend që shikon përpara, një vend i mundësisë dhe dinamizmi rinor; një vend i cili po bën vend në histori, por që sigurisht nuk është duke jetuar në të kaluarën. Me pak fjalë, ky nuk eshte vendi i përshtatshëm për nostalgji. E ardhmja ne fakt eshte me interesante. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Kuvendi rezolutë për RTSH: Të zgjidhet ngërçi i këtij institucioni

rtsh-002Parlamenti shqiptar ka kërkuar nëpërmjet një rezolute të zgjidhet ngërçi institucional i krijuar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ngërç i krijuar nga mungesa e organeve drejtuese të saj. Në rezolutën e botuar në fletoren zyrtare vlerësohet puna e bërë deri tani nga ku institucion, por kërkohet që procesi të shkojë më tej.

Sipas asaj çfarë Kuvendi ka vërejtur për vitin 2014 thuhet se “veprimtaria e RTSH-së, gjatë vitit 2014, është ushtruar në kushtet e mungesës së organeve drejtuese më të larta, si Këshilli Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm, Bordi i Administrimit, për shkak të mosplotësimit të vendeve vakante në Këshillin e ri Drejtues”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita

Liria e fjalës dhe si e shoh unë Europën

Naser Aliu

E kuptoj lirinë, e kuptoj barazinë, e dua lirinë dhe e dua barazinë në mes njerëzve. Pa dallim gjinie, kombi apo moshe. Respektoj edhe vetëpërcaktimin gjinor. Le ta ketë mundësinë çdo njeri ta jetojë jetën e vet. Kush dëshiron ashtu siç bëj unë, duhet të orientohet vetëm në Kushtetutë, kush dëshiron të orientohet në religjion, le ta bëjë, me rëndësi është të mos synohet asgjë me dhunë. Ajo që jepet me dhunë, në rastin e parë, hidhet poshtë. Unë nuk kam asnjë nevojë për religjion, por vetëm për shtet ligjor, sepse dua të jetoj sot, jo dje.

E dua lirinë e fjalës, të shprehjes dhe pluralitetin e mendimeve. Dua dhe përpiqem të respektoj çdo ligj dhe normë të këtij shekulli dhe të kësaj Kushtetute. Dua mbi të gjitha barazinë e grave. Vetëm kjo barazi na bën të lumtur sepse na çarmatosë nga dëshira dhe pasioni për të shtypur ata që duam. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Dita