“55”-a kremton 17-vjetorin e themelimit, si dëshmi e qëndresës në mbrojtje të fjalës së lirë

55-a, njëra nga gazetat më të vjetra të shtypit pluralist të pasviteve ’90, kremtoi mbrëmë 17 vjetorin e themelimit të saj. Si një gazetë jokonformiste, “55”-a u themelua me misionin e luftës kundër censurës, dekomunistizimin e shoqërisë si dhe integrimin e vendit në hapësirat euroatlantike. Sot gazeta kremton 17-vjetorin si një festë e shtypit të lirë dhe e triumfit të përpjekjeve për konsolidimin e institucionit të fjalës së lirë.

Lulzim Basha: 55-a, shtëpia e së vërtetës, PD-në e lidh me gazetën projekti hyjnor i integrimit në BE.

Fahri Balliu: Gazeta 55 është një mbështetëse e fortë e projektit aktual të opozitës demokratike. Vazhdoni leximin

Advertisements

Sfidat e gazetarisë në SHBA

Gazetaria në Shtetet e Bashkuara po përballet me sfida të mëdha ndërkohë që audienca më e moshuar po zvogëlohet dhe shërbimet e reja dixhitale po hasin në vështirësi në përpjekjet për të tërhequr të rinjtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus nga Hjustoni, e ardhmja e gazetarisë mund të varet nga shumë-llojshmëria e të ardhurave të kompanive të medias.

Numri i lexuesve të gazetave është në rënie në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që të rinjtë i kthehen internetit për lajmet.

Revista Newsweek u dixhitalizua në dhjetor të vitit 2012, por muajin e kaluar filloi përsëri shtypjen e revistës nën pronarin e saj të ri, IBT Media. Vazhdoni leximin

1 vit “Agon Channel”, sprova e suksesshme që po revolucionarizon ekranet televizive në Shqipëri

 “Agon Channel” ekrani i ri italo-shqiptar, sfida e suksesshme qё po pushton tregun mediatik vendas, është një ide e Francesco Becchetti-t, biznesmenit qё përveç parasë, gёzon edhe pasurinё e ideve. Në përvjetorin e vet të parë, “Agon Channel” i premtoi publikut se do të rezervojë surpriza të reja në panoramën e medieve analoge e digjitale të Shqipërisë

 “Agon Channel” mbush 1 vjeç. Kanali 32 UHF ёshtё bёrё shumё shpejt stacioni i preferuar i shqiptarëve tё rinj qё gёzojnё teksa shikojnë formate ndёrkombёtare nё gjuhёn shqipe. “Agon Channel” është një prodhim italo-shqiptar, njё prodhim i suksesshёm qё po pushton tregun mediatik vendas. Pronari i kësaj sipërmarrje gjigante ёshtё afaristi i njohur nё vendin fqinj, Francesco Becchetti, qё përveç parasë, gёzon pasurinё e ideve. Italia, kjo shkollё e medias evropiane ёshtё transferuar nё gjuhёn shqipe. Njё eksperiencë ndërkombëtare e gazetarit tё njohur tё “CNN” dhe “Mediaset”, Alessio Vinci flet shqip me inkursionet e tij nё realitetin shqiptar. Vazhdoni leximin

Revista e Firences “Koha e jonë”, një ndër periodikët e rëndësishëm të shtypit shqiptar

Revista “KOHA E JONË”, Fletë mendimesh dhe opinionesh të Lira ndërsa nga viti 1968 ishte E Përkohshme Kulturore Politike Shoqënore, organ i Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar që vepronte në mërgim. Numri i parë i saj doli në Firence (Itali) në muajin maj të vitit 1962, ndërkohë më pas në vitet 1974-1992, ajo do të shënonte sivend botimi Parisin (Francë), një mënyrë kjo për t’iu fshehur sigurimit të dyfishtë të UDB-së jugosllave dhe sigurimit komunist të Enver Hoxhës, sepse revista në të vërtetë është botuar vetëm në Firence. Botues i revistës ishte Isa Ndreu, nipi i Elez Isuf Ndreut (1861-1924), dhe administrator dhe redaktor i saj ishte Lec Shllaku, që të dy ish-studentë të “Normales” së Elbasanit. Vazhdoni leximin

Botuesi Henri Çili shndërrohet në donator të botimeve “Mapo” – gazeta, publikim i Fondacionit për Liri Ekonomike

Dje, në hollin e Universitetit Evropian të Tiranës, me rastin e shtatë vjetorit të themelimit të botimeve “Mapo” u zhvillua një  ekspozitë me numrat më të mirë të këtyre botimeve me drejtues, kolegë dhe miq të medias “Mapo”. Gjatë aktivitetit, themeluesi i gazetës “Mapo”, Henri Çili, deklaroi se nuk do të jetë më botues, por donator i këtyre mediave, dhe gjithashtu u prezantua drejtori i ri i Mapo-s Artur Zheji. Mediat “Mapo” tashmë do jenë pjesë e Fondacionit për Liri Ekonomike. “Shtypi i shkruar në Shqipëri mbetet sidomos në zhvillimet e sotme teknologjike, pothuajse një sakrificë sublime, që kërkon vetëm energjinë dhe motivimin e një pasioni siç është për mua shtypi i shkruar, për ta mbajtur. Vazhdoni leximin

Endira Bushati i kërkon Ministrit Tahiri mbrojtje fizike – Top Channel-DigitAlb e kërcënoi me jetë

 Kryetarja e AMA Endira Bushati sapo ka kërkuar zyrtarisht mbrojtje nfizike drejtuar policisë shtetit prej kërcënimeve që i kanë bërë Alban Jaho drejtor i Top Channel DigitAlb. Dje Endira Bushati si autoriteti më i lartë i AMA denoncoi publikisht se drejtuesi Top Channel e ka kërcënuar me jetë por fatkeqësit asnjë media nuk guxon ta jap lajmin.

Pritet arrestimi i drejtorit të Top Channel që mbulon administrimin e Digitalb për shkak të dhunues zyrtare ndaj autoritetit shtetror të kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive znj Endira Bushati. Kjo e fundit sapo i është drejtuar prokurorisë Tiranës dhe policisë për presionin dhe kanosjen që i bën Top Channel dhe drejtuesit e kompanise për tu lejuar monopolin që kontrollojnë në fushën e frekuencave digitale. Vazhdoni leximin

Zhvillohet tryeza teknike “Fushata zgjedhore dhe media, sfida për të ardhmen”

media-zgjedhjetLleshi: Media, rol jetik gjatë zgjedhjeve.

Media konsiderohet si një ndër aktorët më të rëndësishëm gjatë proceseve zgjedhore, në formimin e opionit publik. Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi, gjatë tryezës “Fushata zgjedhore dhe media, sfida për të ardhmen”, duke vlerësuar si të rëndësishëm rolin e medias, tha se nuk ka proces zgjedhor të gjithëpranuar pa medie të lirë, etike dhe të pavarur.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi ka deklaruar se gjatë proceseve zgjedhore, media merr një rol të jashtëzakonshëm në formimin e opinionit publik. Deklaratat i bëri gjatë gjatë tryezës “Fushata zgjedhore dhe media, sfida për të ardhmen” Vazhdoni leximin

Qeveria e “Rilindjes” godet vlerat e ATSH-së dhe e shndërron në një bastion të së majtës në pushtet

Nga Vasil Tabaku

Shkrimin tim po e filloj me reagimin e U.G.SH, i cili me të drejtë denoncon shkurtimet masive në ATSH (Agjencinë Telegrafike Shqiptare). Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër ndaj shkurtimeve drastike të gazetarëve nga media publike, ATSH. Shkak për këtë është bërë njoftimi për humbje të vendit të punës të rreth 42 punonjësve të këtij institucioni, mes te cilëve 26 gazetarë e redaktore. Situatës së rënduar financiare dhe realitetit informal në marrëdhëniet e punës në mediat e vendit u shtohet edhe një valë e re shkurtimesh nga puna të gazetarëve. Gazetarë të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Kështu gjatë dy ditëve të fundit kanë marrë shkresa zyrtare nga Drejtoria e institucionit përmes të cilave njoftohen për ristrukturim dhe njoftim për rishikim të kontratës së punës. Vazhdoni leximin

AMA, mazhoranca kërkon riformatim. Islami: Oligarkia po tenton të uzurpojë median

PS firmos shkarkimin e kreut të ILDKP. PD braktis “ligjet”

Opozita braktis Komisionin e Ligjeve pasi e quajti të papranueshëm sulmin që po u bëhet insritucioneve nga mazhoranca, duke shkelur edhe mbi konsensus. Njëri prej tyre Autoritetit i mediasve audiovizive të cilin, sipas opozitës shumica kërkon ta vërë nën kontroll. Nderkohë 51 deputetë socialistë kanë firmosur për shkarkimin e Zana Xhukës, kreut të ILDKP.

Opozita në Komisionin e Ligjeve i kërkoi mazhorancës të tërheqë amendamentin e deputetit Alfred Peza për riformatimin e plotë të autoritetit të medias audiovizive.
Me miratimin e këtij amendamenti që deri tani nuk ka ekspertizën ndërkombëtare, tre anëtarëve do t’u ndërpritej mandati.
Sipas demokratëve ky është institucioni i radhës që mazhoranca po kërkon të vërër nën kontroll. Për më tepër, kjo është një tjetër thyerje konsensusi -thanë ata, duke braktisur më pas mbljedhen e komisionit Vazhdoni leximin

Blogerët duhet të qëndrojnë jashtë

Blogosfera është e turbulluar: Shumë autorë të blogjeve politike dhe shkrimeve online u është refuzuar akreditimi vjetor nga Bundestagu gjerman. Kritikët flasin për gazetari me dy klasa.

Markus Beckedahl shpreh zemërimin e tij. Në blogun e tij netzpolitik.org ai kritikon vendimin e Bundestagut për të mos i dhënë për një vit akreditim, për të informuar nga parlamenti: “Kjo më dëmton në punën time në krahasim me gazetarët e tjerë. Një gjë e tillë mund të shihet edhe si kufizim i lirisë së shtypit dhe si përpjekje për të vështirësuar raportimin kritik.“Për politikanët e Berlinit Beckedahl nuk duhet të jetë i panjohur. Ai ka qenëanëtar i përhershëm i komisionit “Interneti dhe shoqëria digjitale” në parlament, që u shpërbë në pranverë të vitit 2013. Blogu i tij është një nga weblogët më të mëdhenj politikënë Gjermani, i specializuar për çështjet e internetit. Faqja informon çdo ditë për zhvillimet e fundit në botën digjitale dhe jo vetëm në formë teksti. Vazhdoni leximin