Konferenca e medias, si portretizohen fqinjët në Ballkan

Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, organizoi në Tiranë Konferencën Rajonale “Raportimi i fqinjëve në Median ballkanike”.

Në konferencë morën pjesë studiues, gazetarë, ekspertë të medias, përfaqësues të organizatave të mediave nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Në konferencë u paraqitën për herë të parë të dhëna interesante se si portretizohen fqinjët në vendet e Ballkanit. Rezultatet e studimeve u paraqitën pas një pune disamujore kërkimore të ekspertëve nga vendet e mësipërme. Vazhdoni leximin

Advertisements

Nxitje e urrejtjes përmes internetit

Me fjalët e tyre ato fyejnë, nxisin urrejtjen dhe bëjnë thirrje për dhunë. Racistët përdorin gjithnjë e më shumë internetin, paralajmëron Këshilli i Evropës. Ky është problem edhe në Gjermani.

“Gjuetia ka nisur”, shkruan Andreas. “Shpresoj që e dashura jote të përdhunohet nga azilkërkuesit”, shkruan Jan. Marvin dëshiron që të gjithë fëmijët gjermanë të thyejnë kafkat e të huajve me çekiç. Sepse fëmijët nuk mund të dënohen ende penalisht.

Këto nxitje urrejtjeje janë po aq të tmerrshme sa edhe reale.

Ato vijnë nga përdoruesit, që përhapin në rrjetin social Facebook komente ksenofobe. Një raport i Këshillit të Evropës paralajmëron se shprehje të tilla gjen gjithnjë e më shumë në internet. Vazhdoni leximin

Mediat dhe politika në epokën dixhitale

Nga Matthias von Hein

mahtiewForumi Global i Medias mbledh nga data 22-24 qershor në Bon rreth 2000 pjesëmarrës nga 130 vende, ndër ta më shumë se 500 gazetarë. “Global Media Forum” mbyll hendekun midis ekspertëve, mediave e përdoruesve të mediave.

Nëse Barak Obama poston diçka të Forumit të tetë Global të Medias në twitter, mesazhet e tij i ndjekin rreth 60 milionë vetë. Presidenti i SHBA-së kryeson në twitter listën e udhëheqësve të botës. Shumë pas tij vjen Papa Françesku. Në rast se i mbledhim të gjitha mesazhet e tij në twitter në nëntë gjuhë të botës ai ka rreth 20 milionë ndjekës. Në vendin e tretë renditet aktualisht kryeministri i Indisë, Narendra Modi, me gati 13 milionë ndjekës. Vazhdoni leximin

Shoqata e mediave: Jo përdorimit të parave të pista në media

Pas lëshimit të urdhër-arrestit të Beketit të Agon Channel për pastrim parash ka reaguar edhe Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare.

Shoqata u shpreh se është kundër përdorimit të parave të pista në media. Ajo e cilëson një lajm të keq për të gjithë median shqiptare njoftimin e prokurorisë për arrestimin e Beketit.

Infiltrimi i parave te pista ne media eshte jo vetem nje akt kriminal, por dhe nje goditje e rende per moralin dhe besimin e qytetareve tek media- thuhet në deklaratën e shoqatës së mediave elektronike shqiptare. Vazhdoni leximin

Hapet gara për drejtorin e ri të TVSH

tvsh-tjeterPas një maratone të gjatë konstituimi, Këshilli Drejtues i Televizionit Publik Shqiptar hap konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm; një post vakant që prej dorëheqjes së Petrit Becit në dhjetor 2013.

Konkursi do të jetë i hapur nga 1-10 qershori, kohë kur kandidatët do të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar një CV, platformën e tyre dhe një plan menaxhimi për institucionin.

Anëtarë të Këshillit Drejtues i thanë BIRN-it se pas mbylljes së konkursit, kandidatët do të paraqesin platformat e tyre përmes një dëgjese të hapur. Edhe pse statuti i vitit 2000, mbi të cilin bazohet kjo procedurë parashikon dëgjesë vetëm për dy kandidatët më të votuar, Këshilli Drejtues ka vendosur në unanimitet dëgjimin e të gjithë kandidatëve. Vazhdoni leximin

Radio ‘Kanxura’, të rinjtë rom i kundërvihen skajimit mediatik

kanxuraNjë stacion radio dedikuar  komunitetit rom, si një hapësirë komunikuese alternative dhe pjesëmarrëse drejt gjithëpërfshirjes shoqërore. Radio “Kanxura” është e para radio e dedikuar një komuniteti të caktuar që synon të luftojë diskriminim ndaj komunitetit rom dhe tu japë atyre një mundësi për tu angazhuar në hapësirën e tyre mediatike. Projekti i kësaj radioje erdhi nga të rinjtë romë të mbështetur nga një projekt i përbashkët i qendrës UET, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri dhe Fondacioni ABC.

Konferenca ‘Fuqizimi i të rinjve rom përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe edukimit për median alternative’, e organizuar nga Qendra UET ishte dhe aktiviteti final i një projekti një-vjeçar në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe të mbështetur nga Fondacioni ABC. Vazhdoni leximin

Drejtues të mediave: E ardhmja e print-it

printiFlasin Mero Baze-“Tema”; Redi Gjuzi-“Panorama”; Adrian Thano- “Dita”; Elton Metaj-“Shekulli”; Arjon Sulo-“Mapo”; Aleksandër Çipa- kryetar i Unionit të Gazetarëve; Zylyftar Bregu, pedagog pranë Universitetit të Tiranës, Departamenti i Gazetarisë/Drejtues të gazetave kryesore në vend e shohin shpëtimin e medias së shkruar te kalimi i saj drejt analitikes, me raporte të thella, origjinale dhe prodhime të redaksisë. Lexoni intervistat më poshtë:

Intervistë me Mero Bazen, drejtor i gazetës “Tema”- Shtypi i shkruar është i vdekur

Si e vlerësoni tregun e gazetarisë së shkruar në ditët e sotme, nga pikëpamja e konkurrencës, përmbajtjes, tregut të synuar, nivelit të shitjeve, përfitueshmërisë etj. Vazhdoni leximin

KQZ: Partitë të ndalin mitingjet, mediet mos t’i transmetojnë. Pikëpyetje e polemika mbi ligjshmërinë

k-zgjedhor“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bën thirrje partive politike të ndalojnë menjëherë fushatën zgjedhore, pasi janë në shkelje të Kodit Zgjedhor”. 

Për herë të parë, nga një drejtues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lëshohet një apel i tillë ndaj partive politike, pavarësisht se aktivitetet partiake kanë qenë të tilla të pranishme përpara çdo procesi zgjedhor.

Në mbështetje të kësaj deklarate, kryetarja e KQZ-së citoi nenin 77 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton vetëm afatin ligjor të fillimit dhe mbarimit të fushatës elektorale, 30 ditë përpara datës së votimit. Vazhdoni leximin

Transmetimi i fushatës, pse përçahen televizionet?

Nga Vladimir Karaj

 Gjashtë prej televizioneve kryesore në vend njoftojnë se do refuzojnë kasetat nga partitë. Ka një ide që ato të përfshihen në marketing. Klan e ABC shpallën që dje bojkotin e fushatës deri më 21 maj. Sot vendim edhe tek ‘Ora’ e ‘News 24’. Babaramo i ‘A1 Report’ kundër: S’ka arsye për bojkot. Nismë për të bërë plaçkë. Zaganjori: S’pranojmë kaseta pas datës 21 maj.

Klan dhe ABC njoftuan dje se nuk do të transmetojnë më fushatë deri sa kjo të fillojë zyrtarisht. Ndërkohë njoftohet një takim ditën e sotme i katër televizioneve të rëndësishme, ku do të vendoset për kasetat. Burime nga një TV informativ thonë se mund të vendoset që këto të pranohen vetëm nëse përfshihen në zonën e marketingut. Takimi i sotëm është parashikuar mes TV Klan, ABC, News 24 dhe Ora News. Vazhdoni leximin

Shqipëria me gazetari në stanjacion

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2015 në Shqipëri. Përfaqësuesit e mediave thonë se jemi larg lulëzimit të lirisë gazetareske dhe kemi gazetari në stanjacion.

Që nga viti 1991, 3 Maji, përkujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë u shpall nga Kombet e Bashkuara, me propozim të UNESCO-s, frymëzuar nga procesi i demokratizimit të shoqërive në Afrikë dhe fundi i Luftës së Ftohtë. Çdo vit, UNESCO përcakton një temë qendrore për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shtypit në mbarë botën. Tema qendrore e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2015 është: Le të Lulëzojë Gazetaria! Drejt një Raportimi më të Mirë, Barazie Gjinore! Si paraqitet situata në Shqipëri në raport me këtë temë? Vazhdoni leximin