Gazetarë nga BE në Shqipëri: T’i tregojmë Europës çfarë po ndodh këtu

Rudina Hoxha

TIRANA – 12 gazetarë nga Bashkimi Europian janë duke zhvilluar një vizitë treditore në Shqipëri (1-3 korrik) për të parë me sytë e tyre këtë vend rreth, për të cilin kanë dëgjuar shumë. Pjesë e fokusit të tyre është edhe ndikimi i fondeve IPA të BE-së në transformimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Grupi i gazetarëve përfaqëson disa prej gazetave, revistave dhe radiove më prestigjioze në Europë si “Financial Times”, “Wiener Zeitung”, Austri, “L’Espresso” (Itali), “The Copenhagen Post” (Danimarkë), “Deutschland Radio” (Gjermani), “Lider Business Weekly” (Kroaci) apo “Respekt” (Republika Çeke) e të tjera. Gazetarët e nisën këtë vizitë me një takim me ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Zj. Romana Vlahutin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Z. Ditmir Bushati, ditën e mërkurë si dhe me disa gazetarë shqiptarë për të mësuar më shumë për lirinë e medias në Shqipëri. Vazhdoni leximin

Advertisements

Kanosja e gazetarëve, OSBE: Sulm medias, e papranueshme

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, i cilëson sulmet dhe kërcënimet e ditëve të fundit kundër gazetarëve në Shqipëri si kërcënime të drejtpërdrejta për shtypin e lirë. Duke iu referuar kërcënimit të ga-zetares së “Gazeta Shqip-tare”, Aurora Koromani dhe djegies së makinës së automjetit të gazetarit të “News 24″, Enver Doçi, Mijatoviç thekson se sulmet ndaj gazetarë-ve nuk duhet të lihen pa u ndëshkuar. “Më 2 qershor, Aurora Koromani, gazetare në gazetën “Gazeta Shqipta-re” mori një kërcënim nga një militant islamik i dyshuar. Ajo e denoncoi kërcënimin në polici, e cila e vlerësoi si serioz dhe tani e ka marrë nën mbrojtje Koromanin. Vazhdoni leximin

Media dhe qeveria, forca e shembullit apo shembulli i forcës

Mimoza Koçiu

Për herë të dytë brenda pak muajsh, tri televizione të rëndësishme informative, “News24”, “Ora News” dhe “ABC News” u bashkuan në një reagim publik. Në mesin e marsit, këto televizione reaguan ndaj Ministrisë së Brendshme, për dhënie preferenciale të informacionit publik në televizione, duke deformuar kështu konkurrencën mediatike.

Para dy ditësh të njëjtat televizione janë bashkuar në qëndrimin, se nuk do transmetojnë aktivitetet dhe mesazhet elektorale të partitë politike, të cilat parafushatën zgjedhore e kanë kthyer në fushatë të mirëfilltë, edhe pse ajo zyrtarisht nis më datën 22 maj 2015. Vazhdoni leximin

Henrik Hansen: Zgjedhjet ne media? Përfshini votuesit në proces

Rudina HOXHA

Eksperti danez i medias, Henrik Hansen ishte në Tiranë së fundmi në kuadrin e një trajnimi, të lancuar nga European Broadcasting Union  për ti ardhur në ndihmë gazetarëve të Radio Televizionit Shqiptar në realizimin e një mbulim të drejtë dhe të balancuar të zgjedhjeve me anë të përdorimit të platformave të medias sociale.

Për Hansen, sot është e rëndësishme të punosh për audiencën moderne që nuk ka kohë të presë rezultatet e zgjedhjeve deri në transmetimin e edicionit të lajmeve. Sipas tij, kjo kohë ka ikur tashmë.“Në ditët e sotme, audienca moderne nuk ulet dhe nuk ka nge të presi mediat për transmetimin e lajmeve. Ata duan të përfshihen në proces. Duan të jenë pjesë e saj. Nëse si media, nuk e keni fituar akoma këtë kuptim, ju humbisni brezin e ri, audiencën e re dhe kjo është një shkatërrim i vërtetë jo vetëm nga një perspektivë afatgjatë por edhe në atë mesatare, në krye të disa viteve. Dhe ky është një problem për ju,” thotë Hansen. Vazhdoni leximin

Freedom House: Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias në Shqipëri

Gjendja e medias në botë u keqësua ndjeshëm gjatë vitit 2014, duke arritur pikën më të ulët në 10 vjetët e fundit, thuhet në raportin më të fundit mbi lirinë e shtypit, të publikuar sot nga organizata Freedom House.

Elen Aghekyan, analiste në këtë organizatë, thotë se përsa i përket Ballkanit perëndimor, ky rajon ka shënuar gjithashtu rënie në shumë aspekte të lirisë së shtypit.Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Aghekyan tha se shkaqet duhen kërkuar te disa faktorë, siç është përdorimi i gjërë i ligjeve për shpifjen dhe fyerjen nga zyrtarë qeveritarë apo nga figura të tjera publike kundër gazetarëve. Vazhdoni leximin

Ligjet’ miratojnë propozimin e Finos për AMA-n: shkurtohen 2 sekretarë

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje shtimin e dy monitoruesve në Autoritetin e Mediave Audiovizive në vend të dy sekretarëve teknikë të propozuara për administratën e këtij institucioni. Ky ka qenë një propozim i deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili kundërshtoi me forcë në mbledhje shtimin e personelit për administratën e AMA-s. Ai theksoi se shtimi i personalit në këtë dikaster nuk është i nevojshëm, duke theksuar se shtimi i punonjësve duhet bërë në sektorin e monitorimit të mediave dhe jo në sekretarë teknik. “Kam dilemën tjetër, se duke hapur dhe duke parë këtë strukturë, nuk kam ndonjë vërejtje për ta shkurtuar numrin pesë, që këta kanë kërkuar dhe kolegët tanë të Komisionit të Mediave e kanë miratuar një gjë të tillë, pra të ngelet ky numër. Mendoj se nuk ka pse të ketë as zv/kryetari jot, z.Kryetar dhe as Sekretari i Përgjithshëm sekretar në paradhomë. Absolutisht nuk duhet të kenë, sepse është një institucion i vogël me 50 veta. Unë propozoj që të shkurtohen, por jo në dëm të institucionit, le të shtohen monitoruese, ajo që është më e rëndësishmja për mua në këtë institucion”, – u shpreh Fino. Vazhdoni leximin

A e meriton media grushtin e Papës

Nga Mentor Kikia

Mesa duket, atentati ndaj gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo” nuk do të mbetet një në radhën e veprave të terroristëve, apo ekstremistëve që vrasin e presin në emër të fesë. Në fakt, pati zëra që kritikuan Europën, e cila u vu në rresht në bulevardin e Parisit për 17 të vrarë dhe as që ka denjuar të numërojë se sa njerëz e fise shfarosen në ditë nga barbarët e “Boko Haram” në Nigeri apo vende të tjera të Afrikës, apo sa njerëz kryqëzohen si në epokën e perandorisë romake, fshatrave dhe qyteteve të Irakut e Sirisë nga barbarët e ISIS-it. Peshuar në kandarin e Perëndisë dhe humanizmit, një afrikan është njësoj si një europian dhe po ashtu si një kurd, sirian apo iraken. Ndërsa peshuar në kandarin e politikës, një europian është “më i rëndë”, aq më shumë një parisien, e aq më shumë një gazetar. Për pasojë, sulmi dhe djegia e kasolleve të një fisi në Nigeri apo shpërthimi i një autobombe që vret qindra njerëz në Irak nuk është e njëjta gjë me sulmin ndaj një redaksie gazete në Paris. Vazhdoni leximin

Luftë informacionesh

info-luftaËshtë 2 maji në Odesa dhe një doktor është duke u munduar me të gjitha forcat të shpëtojë protestuesit pro rusë – më shumë se 40 nga të cilët do të vdesin – të bllokuar në një qendër tregtare në qytetin ukrainas.

“Si mjek që jam, nxitova t’i ndihmoj ata që mund të shpëtoheshin, por u ndalova nga radikalët nazist pro-Ukrainë”, shkruan doktori në Facebook, duke përdorur shprehje që u ripërsëritën nga fytyra publike dhe media ruse për të përshkruar udhëheqësit e ri të Ukrainës, pas rrëzimit të presidtentit ukrainas Viktor Yanukovych në shkurt. Vazhdoni leximin

A duhet marrë seriozisht kryeministri?

Nga Mimoza Koçiu

Darka gala që kryeministri shtroi me rastin e festave të fundvitit me mediat do mbahet mend gjatë në kujtesën e tyre jo për nga organizimi, sepse e pranojmë që kryeministri ynë është një artist për organizime që kanë publikim, por për nga inskenimi që kishte parapërgatitur për përfaqësues të veçantë të medias. Ajo që pritej të ishte një simotër e mbrëmjes që presidenti amerikan organizon çdo fundviti me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, doli krejt ndryshe.
Vetë kryeministri u parapriu pritshmërive, duke mos pretenduar arritjen e mbrëmjes së Obamës me gazetarët. Arsyen se përse nuk ishte e tillë, nuk e zbardhën profesionistët e ftuar të humorit, por vetë kryeministri, që pasi i la të flisnin me radhë humoristë e gazetarë, e mori fjalën i fundit si për t’i vënë kapakun pjesës së fjalimeve. Vazhdoni leximin

Dhimitër Gjoka i News 24 nderohet me çmimin e karrierës

dh-gjokaTIRANE- Gazetari, regjisori dhe moderatori i njohur i lajmeve në News 24, Dhimitër Gjoka, është nderuar sot me çmimin e karrierës, një çmim i rëndësishëm që ndahet në fundvit nga një shoqatë gazetarësh.

Ikonës së lajmeve Dhimitër Gjoka, iu dorëzua çmimi nga regjizori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani.