Ndahen Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014

Çmimet e BE për Gazetari Investigative për vitin 2014 u ndanë sot në një ceremoni të organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Medias, me pjesëmarrjen e Ambasadore Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Gazetarët Aleksandra Bogdani dhe Flamur Vezaj u nderuan me çmimin e parë për tre artikujt e botuar në portalin reporter.al dhe në një numur gazetash të përditshme në lidhje me mënyrën e rekrutimit dhe financimit të shqiptarëve për të luftuar si xhihadistë në Siri.

Çmimi i dytë iu dha gazetares Juli Ristani të programit investigativ “Fiks Fare” të Top Channel TV, për programin e e saj në lidhje me trajtimin e  drejtësisë ndaj përdoruesve dhe kultivuesve të drogës. Vazhdoni leximin

Advertisements

TVSH, PS: Ose votoni ose shkrihet Këshilli!

Në kohën që njërëzit votonin për zgjedhjet e 21 qershorit një mendje dinake vendosi që të votohej edhe zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik. Pra që publiku të mos e kishte mendjen  tek televizioni Publik që mbahet me taksat e shqiptarëve e që prej shumë vitesh është shkatërruar si institucion mediatik nga PD e PS, por edhe nga pronarët e televizioneve private të cilët e kanë dashur për ta zhvatur dhe kryesisht që ta hiqnin nga konkurenca radiotelevizive. Dhe fatkeqsisht, ia kanë arritur të gjithë bashkë; PS, PD dhe këto pronarë. E dërmuan të vetmin RTSH ose gjigandin e madh , i cili tashmë është rrëzuar dhe rënkon i shtrirë përtokë prej vitesh, pikërisht se janë paratë e publikut dhe ku mund ta vjedhësh ç’të duash. Vazhdoni leximin

E para fushatë pa gazetarë…

Nga Lutfi Dervishi

01l-dervishi“Sapo ulem mbaroj kronikën, dhe ngre kokën lart shoh lajmet tek televizoni tjetër dhe ata kanë bërë lajmin tim”. Si është e mundur  që dikush të bëj saktësisht të njëjtin lajm, aq më tepër me zë dhe figurë?

Si është e mundur që “lajmet” nga një stacion tek tjetri ngjajnë me “delet që i qeth një bari”?  Fushata që po mbyllet është fushata e parë që shënon edhe një risi në marrëdhëniet media- politikë. Politika nuk ka më nevojë për gazetarë. Ajo raporton vetë. Gazetarëve u mbërrijnë emaile: “Plane dhe sinkrone” nga takimi i X… dhe një link ku është materiali video me “wetransfer…. Në rastin më të mirë, reporterë me përvojë, ulen para kompjuterit, marrin tekstin dhe përpiqen të zgjedhin “sinkrone”, por në të shumtën e rasteve, partitë i kanë bërë gati kronikat dhe televizionet e kthyera në videoteka u mbetet vetëm të transmetojnë. Vazhdoni leximin

Kush do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik?

rtshTashmë Radiotelevizioni Publik,pas dy vjet e kusur kur ka mbaruar mandati i drejtorit,do të ketë drejtuesin e saj të ligjshëm e të zgjedhur nga votat e 11 anëtarëve të Keshillit Drejtues të këtij Institucioni mediatik publik.Në të vertetë këtë media publike që mbahet me taksat e taksapaguesve shqiptarë e kanë rrënuar politika së pari,porse edhe konkurentët privatë,të cilët e shqyen  në çdo cep të tij duke e nxjerrë jashtë konkurence.E përlanë,e denigruan duke zgjedhur apo emëruar njërëz pa identitet apo lidhje me median,e shfrytëzuan duke përdorur kullat e saj pa qera,e vodhën,dhe pasi e nxorën jashtë loje tashmë përsëri po përpiqen të kandidojnë njërëz,edhe këto ditë, pa lidhje dhe pa personalitet mediatik apo publik. Vazhdoni leximin

Manipulimi mediatik i Kumanovës

Gëzim Mekuli

Mediat nuk po e kryejnë detyrën dhe obligimin e tyre. Këto po falsifikojnë lajmin dhe të vërtetën, rreth asaj se, ç’farë ndodhi në Kumanovë. Pak, shumë pak mediume ishin të sinqerta, të paanshme dhe profesionale. “Lajmi” i tyre nuk paraqiste gjendjen e vërtetë në Kumanovë. Lajmi shpërndahej shpejtë, por ishte i deformuar. Nga kush? Kush kishte fuqinë dhe kush udhëhoqi “lajmin” gjatë pushkatimit dhe bombardimit të shqiptarëve? Ishte media apo Qeveria që krijonte “lajmin”?

Shqiptarët informohen e marrin lajmin e shpejtë për Sirinë, Irakun, Indinë, Kinën, Zelandën e re. Edhe për Marsin dhe Jupiterin informohen shqiptarët, por paspjegueshëm, shqiptarët nuk informohen për shqiptarët. Hapësirës publike shqiptare nuk i ofrohet lajmi mbi shqiptarët. Vazhdoni leximin

Licensat Dixhitale, AMA nis procesin në mënyrë jo transparente, vetëm 5 operatorë të thirrur në bisedime

Autoriteti  i Mediave Audiovizive ka nisur diskutimet për licensat numerike. Në një takim të panjoftuar për median me praninë vetëm të 5 operatorëve, Klan, TCH, Vizion Plus, Tring Digitalb dhe Supersport dhe jashtë vëmendjes së operatorëve të tjerë televizivë në treg AMA nis në mënyrë aspak transparente një ndër proceset më të rëndësishme dhe delikate për transmetimet numerike

Burime të Ora News bëjnë me dije se brenda në mbledhje ka pasur debate të forta dhe kundërshti nga një operatorë platforma dixhitale dhe anetarë të AMA që kanë qenë kundër dhënies së 5 licnesave, gjë që do të ndikojë në bllokimin e transmetimeve 4G. Normalisht duhet të jepet vetëm 3 licensa të tjera përvec 2 që i takojnë TVSH. Vazhdoni leximin

Mediat, këta aktorë të plotfuqishëm

Nga Gëzim Mekuli

A jemi ne ai publiku që ndërmjetëson dhe që përcakton temat ditore sociale, politike e ekonomike, apo janë politikat ato që përcaktojnë e kryejnë këtë ndërmjetësim? Çfarë është roli i mediave në këtë organizim? Hulumtojnë, përcaktojnë, ndihmojnë mediat apo janë thjesht shërbëtore të politikës? Teoria e McCombs dhe Shaw në shkencat e komunikimit njihet si “Agenda setting Theory”. Në Kosovë kjo teori e përcaktimit të temave në debatin publik është duke dominuar. Do të nënvizoja mediat të cilat përmes agjendës së tyre mënjanuan dhe larguan debatin rreth të drejtës për referendum, kurse në anën tjetër imponuan dhe fuqizuan shprehjen dhe debatin për ”standardet para statusit.” Vazhdoni leximin

Mediat shqiptare, këta kirurgë plastik

Nga Gëzim Mekuli

Mediat për kombin dhe shoqërinë janë shpresë dhe shpëtim, por njëkohësisht rrezik dhe kërcënim serioz ndaj tij. Mund të parakuptohet se çfarë shtylle e fuqishme mund të jetë kjo për një sistem politik. Mediat mund të jenë ndërtuese të shoqërive dhe të kombeve demokratike, por jo rrallë ato janë shkatërruese dhe varri i tyre. Dikush në hapësirën tonë edhe mund të mendojë se të drejtat e njeriut nuk kanë aktualisht edhe aq rëndësi, se është zbehur vlera e tyre! Prandaj, shumica e njerëzve janë të deprimuar, të pafuqi e të pashpresë. Shqiptarët, para së gjithash, do të mendonte dikush, janë të interesuar të fitojnë dhe të sigurojnë bukën e gojës, të kenë një mirëtrajtim shëndetësor, t’u sigurojnë fëmijëve edukimin dhe shkollimin cilësor. Argumentet e tilla për një periudhë të caktuar kohore nuk ishin të pazakonshme. Vazhdoni leximin

Cani: Do rrisim transparencën me median

m-financMe dëshirën e mirë për një bashkëpunim institucional, transparent dhe të frutshëm, nisur edhe nga përvoja e fituar në komunikimin e deritanishëm mes Ministrisë së Financave dhe publikut, Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani, zhvilloi një takim me gazetarët e mediave të shkruara dhe audiovizive, përfaqësues të shtypit vendas dhe atij të huaj, rezident në Tiranë.

Ministri Cani iu tha gazetarëve në fillim të bisedës se takimi ka synim shkëmbimin e mendimeve dhe opinioneve në lidhje me strategjinë e komunikimit të dikasterit të Financave dhe të gjitha institucioneve në varësi të këtij dikasteri, pra Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Doganave, Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parasë dhe Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, për t’i ofruar publikut dhe aktorëve të tjerë të interesuar, informacion të plotë, të përditësuar dhe për të rritur transparencën në këtë komunikim. Vazhdoni leximin

A ia vlen më të shohësh lajmet në TV?

Andi Bushati

a-bushati01Gazetari i njohur Andi Bushati ka shkruar nje shkrim per “Lapsi.al”. Po e botojme te plote shkrimin e tij:

Televizionet kryesore të vendit shfaqën sot në edicionet e tyre të lajmeve, dy daljet nga Tirana të kryeministrit dhe shefit të opozitës, duke i bërë atyre qokën e radhës. Ajo që të binte në sy qe e trishtueshme. Edhe kur kamerat lejohen të ndjekin aktivitetet e tyre, me sa duket në mendjet e reporterëve dhe editorëve të tyre tashmë është ngulitur psikoza e “kasetave të gatshme”.

Në kronikat e Ramës nga Ura Vajgurore, shfaqej gjithmonë një grua që i thoshte kryeministrit se tashmë po lulëzonte ndihma e qeverisë ndërkohë që dikur i sillnin vetëm nga një banane. Pastaj flisnin të njëjtët njerëz që e falenderonin kryeministrin se po i kthente dinjitetin, duke i zëvendësuar menjëherë lavatriçen dhe frigoriferin. Vazhdoni leximin