Realiteti shqiptar dhe sfida për fjalën e lirë

Rezana Konomi

Shqipëria dhe shqiptarët gjatë sistemit diktatorial vuajtën nga  mungesa e theksuar e lirisë në të gjitha dimensionet e saj. Për këtë arsye, në fillim të viteve ‘90, krahas pluralizmit dhe ndryshimit të  modelit ekonomik, një rëndësi të veçantë morën të drejtat e liritë e individit deri atëherë jo vetëm të mohuara, por më keq akoma, sepse në të gjitha rastet liria e fjalës apo shprehjes ka qenë shkak për shumë dënime dhe penalitete nga më çnjerëzoret. Kjo ka qenë dhe arsyeja sepse ne, të uritur nga kjo mungesë, e gëzuam lirinë, të drejtën e fjalës dhe të shprehjes deri në ekstremitetet e tyre, pa pyetur për cenimin që u shkaktojmë të tjerëve gjatë ushtrimit të tyre, për faktin se nuk dinim dhe nuk dimë ende që ekzistojnë hapësirat dhe kufijtë që ndajnë të drejtën nga detyrimi. Vazhdoni leximin

Advertisements

Gazetaria sportive dhe vërtetësia e informacionit

Besnik Dizdari

Këto ditë në shtypin sportiv shqiptar është pasqyruar një rast, që ia vlen të diskutohet edhe në leksionet e gazetarisë. Një futbollist shqiptar i Kosovës, Liridon Leci, është filmuar nga një televizion suedez, duke akuzuar kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit për një mbështetje të tij për të marrë pasaportën e shtetësisë shqiptare falë “meritës” së djaloshit në paracaktimin e rezultateve të ndeshjeve. Një njoftim i përgënjeshtruar rrufeshëm, madje prej dy federatave të futbollit, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Por më i rëndësishëm se kaq, është përgënjeshtrimi që paska bërë po menjëherë edhe vetë protagonisti Leci, i cili paska pohuar se në transmetimin e pamjes televizive në fjalë, ku është ai personazhi i lajmit a intervistës, nuk është dëgjuar zëri i tij, por janë treguar vetëm foto nën komentin e vetë televizionit. Vazhdoni leximin

Media si karikaturë e fjalës së lirë

Lutfi Dervishi

Media britanike nuk e shfaqi faqen e parë të “Charli Hebdo” në numrin e parë pas tragjedisë ku paraqitej profeti Muhamed! Gazetarët e raportuan gjerësisht këtë lajm, me pamje… nga shtypshkronja ku u shtyp tirazhi prej 5 milionë kopjesh, pamje nga kioskat e shitjes dhe radhët e gjata të lexuesve, por faqja e parë nuk u shfaq! Gazetarët përshkruan me fjalë në imtësi se çfarë kishte në faqen e parë dhe megjithëse karikatura në thelb nuk ishte agresive, por me tone pajtuese, redaktorët e panë të udhës të mos shfaqnin imazhin ku përshkruhej profeti! Është një vendim i përgjegjshëm i transmetuesit publik BBC, por edhe i medias private në Britaninë e Madhe! Nuk është vendim i marrë nga frika, por një kujdes i treguar për audiencën! Kujdes për të mos lënduar dhe provokuar! Vazhdoni leximin

“Televizioni publik duhet t’u shërbejë taksapaguesve, prej të cilëve financohet dhe jo politikanëve”

Kështu u shpreh dje për gazetën “Panorama” drejtorja e përgjithshme e European Broadcasting Union (EBU), Ingrid Deltenre, e cila ndodhet në Tiranë së bashku me Boris Bergant, këshilltar pranë EBU-së dhe Radka Betcheva, menaxhere përgjegjëse e projekteve. Gjatë ditës së djeshme, Deltenre, e shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka, kanë kryer një sërë takimesh me zv.kryeministrin Niko Peleshi, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Komisionit të Mediave, Genc Pollo. Në qendër të bisedimeve kanë qenë çështje që lidhen me transformime ligjore dhe strukturore, përmirësimin cilësor, paanësinë politike, rritjen e audiencës dhe dixhitalizimin e respektimin e afateve për këtë proces. “Situata mediatike reflekton kualitetin e institucioneve demokratike në një vend. Vazhdoni leximin

Maxhoranca merr shumicën në AMA, votohen Misha e Gjipali

Maxhoranca e majtë ka marrë shumicën drejtuese në Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA), duke emëruar në Parlament dy anëtarët e rinj të këtij institucioni, pas një ngërçi disavjeçar. Balanca në këtë institucion janë, 3 anëtar nga shumica dhe 3 nga opozita, ndërkohë që nuk është zgjedhur ende kryetari i AMA-s. Parlamenti miratoi dje me votim të fshehtë kandidaturën e Pirro Mishës dhe Gledis Gjepalit, të cilët do të jenë pjesë e trupës së autoritetit rregullator të mediave në Shqipëri. Gjatë votimit ra në sy fakti se për dy kandidatët e propozuar nga Partia Socialiste kanë rrjedhur në total 6 vota nga “shporta” e maxhorancës PS-LSI. Kandidatura e Gledis Gjipalit mori dje 73 vota pro, ndërkohë që dy deputetë votuan abstenim. Votimi u realizua me elektronikë, por në mënyrë të fshehtë dhe nga të pranishmit në sallë, dy vota devijuan nga vendimi i Grupit Parlamentar socialist. Vazhdoni leximin

Adam Michnik, një libër pa inate i disidentit antikomunist

Preç Zogaj

“Në kërkim  të sensit të humbur” është një libër me ese dhe  shkrime të zgjedhura të publicistit  të famshëm polak Adam Michnik, botuar para tre vjetësh nga Instituti Shqiptar i Mediave. Kur e lexova për herë të parë, ndjeva atë që Borges-i e konsideron një test të autorit të mirë: dëshirën për të lexuar një libër tjetër  prej tij. Nuk ka pasur në shqip botime të tjera nga Michnik gjatë kësaj kohe dhe nuk them se kam rendur nëpër Europë të gjëja diçka prej tij në gjuhët që di. “Libri tjetër” apo “libri  i dytë” vazhdon të jetë libri i tij i parë. E rilexova para pak ditësh. Megjithëse krahasimet çalojnë, ndjeva atë që më ka ndodhur me librin e vetëm me poezi të Uollt Witmenit “Fije bari”, të  cilin, kur e lexoj për herë të dhjetë më krijon përshtypjen sikur po lexoj  librin e tij të dhjetë.

Përse më magjeps sërish ky libër i polakut?, po pyesja veten. Dëshira për të qëmtuar një përgjigje sa më thelbësore  më solli në kujtesë një episod nga promovimi i  librit “Rrno veç me tregue”, të At Zef Pllumit. Vazhdoni leximin

Skandal në RTSH me Botërorin

Enkeleida Zeko

Një shprehje e vjetër thotë që problemet e familjes nuk duhet të dalin kurrë jashtë saj. Por kur kjo familje nuk konsiderohet më e tillë dhe nuk respektohet asnjë anëtar i saj, atëherë veprimin tim e konsideroj mëse legjitim. Tani keni mbetur vetëm “Ju” familja ime dhe si një bijë e devotshme do të rrëfehem në kultin e shenjtë. Nëse një gazetar do t’i shkruante Presidentit të SHBA, Kancelares gjermane Merkel, Mbretëreshës Elisabet apo ndonjë titullari tjetër, çfarë përgjigje do merrte? E nëse si gazetare profesioniste e një institucioni publik unë nuk marr përgjigje për këto që po shkruaj, sa mundësi keni “Ju” të merrni përgjigje për shqetësimet tuaja? Nuk e di… por nuk dua të heq dorë nga besimi, do të ishte si të hiqja dorë nga vetja ime. Aq më tepër tani që në media gjithnjë e më shumë flitet për ligjin kundër korrupsionit, atëherë përse nuk ka përgjigje? Mos vallë këto janë vetëm demagogji? Apo mos vallë pritet që ligji të miratohet për të reaguar? Nuk dua të përmend asnjë term politik apo elektoral pasi unë ashtu si “Ju” me vetëdije kemi dashur ta lëmë jashtë sportin nga politika, por nga ana tjetër sporti nuk bëhet pa politika. Vazhdoni leximin

Kuvendi, 31 emrat ne gare per postet vakante ne AMA

Komisioni Parlamentar i Medias ka mbyllur zyrtarisht afatin e dorëzimit të aplikimeve për 3 postet vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (ish-KKRT).

Deri më datë 6 qershor janë dorëzuar në protokollin e Kuvendit 31 aplikime për tri postet e lira pranë Autoritetit, që ka për detyrë të rregullojë aktivitetin e mediave në vend. Në listën e kandidatëve bie në sy një larmishmëri e profileve, të cilët nuk kufizohen thjesht në gazetari, por nga radhët e juristëve, shkrimtarëve, pedagogëve dhe ish-diplomatë. Lista zyrtare është siguruar nga burime pranë Komisionit të Medias dhe renditja e kandidatëve është bërë sipas datës së dorëzimit të dokumentacionit përkatës në protokollin e Kuvendit. Listën e kandidatëve e kryeson shkrimtari dhe publicisti Moikom Zeqo, më pas gazetari Alfred Lela, juristi Idar Bistri, Abdulla Omuri i propozuar nga Këshilli kombëtar i personave me aftësi të kufizuar, Ani Ruci dhe Xhovan Shtyni, Elvi Fundo, Gëzim Kabashi, Kristaq Skrami të propozuar nga Unioni i Gazetarëve. Vazhdoni leximin

Tiranë, policët dhunojnë dhe i fshijnë fotot gazetarit të “Panoramës”

TIRANE- Policia dhunon gazetarin e “Panoramës”, i cili fotografoi momentet kur grupi i gatshëm po rrihte një protestues brenda furgonit të policisë. Gazetari i “Panoramës”, Armand Bajrami u ndodh dje pasdite para godinës së komisariatit numër 2 në Tiranë, duke fiksuar çastet kur brenda furgonit që shoqëronte një protestues po ushtrohej dhunë me shkopinj gome.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i 6 punonjësve të policisë, të veshur me uniformë, jelekë dhe me shkopinj gome. Edhe pse Bajrami mbante në qafë kartën e gazetarit dhe ndodhej jashtë ndërtesës së policisë, atë e kanë rrethuar uniformat blu dhe me forcë e kanë futur në oborrin e komisariatit. Vazhdoni leximin

Shkullaku tregon karrierën: Ma kanë marrë aparatin 2 herë

Të ndodhesh në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo është detyra e një fotografi: të jetë atje ku lajmi ndodh. Gent Shkullaku ka vite tashmë që e bën këtë gjë. Gjithnjë me pasion dhe me syrin e atij që nuk gjurmon vetëm lajmin, por kërkon edhe të bukurën atje ku ka dramë.

Dje, në kuadrin e Pranverës Frankofone, fotografi Gent Shkullaku hapi ekspozitën “Realitete shqiptare në objektivin e AFP-së”. Mes atyre mijëra fotografive që ai ka realizuar gjithë këto vite dhe ka furnizuar shtypin e përditshëm dhe agjencitë e huaja, Shkullaku ka përzgjedhurvetëm 30, të realizuara gjatë 3-4 viteve të fundit. Fotografia me karakter social zë vendin kryesor. Vazhdoni leximin