Fushata e (munguar) medias

Nga Ilva Tare

i-tareFushata për zgjedhjet e 21 Qershorit pati një risi që e kanë evidentuar edhe kolegë të tjerë. Gazetarët nuk mbuluan fushatën dhe aktivitetet e partive politike nëpër Shqipëri në kuptimin klasik të mbulimit nga pikëpamja mediatike. Fushata u ideua, montua dhe transmetua drejtpërsëdrejti nën kujdesin e posacëm stafet elektorale politike, pa asnjë përjashtim. Përvec disa përpjekjeve sporadike, që një penë e njohur mediatike I quajti lule të vetmuara që nuk sjellin pranverën, media ka qenë e munguara e madhe e kësaj fushate të formuluar në inkubatorët e selive partiake.

Përgjegjësia për këtë defekt të rendë të mosfunksionimit të të ashtëquajturit pushtet I katërt është, së pari, e vetë medias dhe trupës së gazetarëve dhe së dyti, sërish e medias dhe marrëdhënies së koklavitur të saj me politikën. Vazhdoni leximin

Advertisements

Tritoli i ekranit

Nga Sokol Balla

Të enjten i gjithë publiku politikëdashës, mban frymën për orë të tëra me radhë, për të ndjekur live, shpërthimet e deputetëve para kamerave televizive. Me thënë të drejtën, kamerat janë të RTSH, pra të të vetmit ekran, për të cilin ne, të gjithë qytetarët e këtij vendi, paguajmë një taksë vjetore. Në fakt ne paguajmë me paratë tona, tritolin që shpërthen çdo të enjte në ekran. Që na prish midenë, oreksin, shumë vetëve edhe gjumin, kryesisht familjarëve të deputetëve, gazetarëve dhe çdo njeriu tjetër, që puna e lidh me politikën në Shqipëri.

Prej kohësh e kam menduar: pse gjithë televizionet e Tiranës, kryesisht ato që merren me lajme, presin transmetimet normale dhe lidhen me seancen e Kuvendit, edhe atë me ordineren dhe më të zakonshmen? A thua vallë ka kaq interes të dëgjojmë broçkullat e deputetëve (disa prej tyre), që në vend të gojës, kanë një hale, që nxjerrin vetëm mut dhe baltë, t’i shohim live në 20 ekrane njëherësh? Vazhdoni leximin