Letra e Kuvendit që skandalizoi BE kërkonte monopolin e medias

Delegacioni i Bashkimi Europian në Tiranë ka hedhur poshtë i skandalizuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë, për të shfuqizuar një nen në ligjin në lidhje me pronësinë e medias. Përmes një letre që mban datën 26 maj 2015, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i është drejtuar me anë të një letre ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ku i kërkon mbështetje dhe asistencë teknike për ndërhyrjen në një nen të ligjit për mediat, përkatësisht në nenin që ka të bëjë me pronësinë e mediave. Bëhet fjalë për nenin 62, i cili përcakton kufizime për pronësinë e medias duke rregulluar numrin e licencave që mund të mbajë një operator i vetëm; si pasojë, shfuqizimi i tij duket se do të hapë derën për pronarët e disa mediave për të marrë më shumë licenca kombëtare. Kërkesa e Metës konsistonte pikërisht në shfuqizimin e këtij neni, synimi i të cilit është shkatërrimi i lirisë të mediave. Pra, shfuqizimi i këtij neni mund të përbëjë një problem për pluralizmin e medias duke krijuar terren për monopole radiotelevizive. Por kjo kërkesë e Metës ka sjellë një reagim të ashpër të ambasadores Vlahutin. Vazhdoni leximin

Advertisements

Patozi: Mediat po fshehin lajmet kundër qeverisë

patoiz2015Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i cilësoi mediat në Shqipëri të shantazhuara dhe të blera nga qeveria. Sipas Patozit, mediat nuk po publikojnë lajmet që kanë të bëjnë me akuza ndaj qeverisë. Deputeti i PD theksoi nga  foltorja e Kuvendit se liria e shtypit është në gjendje të kritike. “Ky vend ka probleme me informacionin e thjeshtë. E kemi bërë zakon, që në fushata zgjidhin jo vetëm thesin e premtimeve, por dhe atë të akuzave për njëri-tjetrin. I kemi mësuar edhe njerëzit me këtë ushqim të skaduar. Çfarë kemi të re kësaj radhe, megjithëse jemi në kulmin e fushatës shumica e mediave e mbyllin një sy, kur u kalon një lajm kundër mazhorancës. Edhe një teshtimë kundër opozitës publikohet kudo. Vazhdoni leximin

Hulumtim i punës së televizioneve të Kremlinit

Pak media globale kanë nxjerrë opinione të tilla të polarizuara si rrjeti televiziv rus, RT, të cilin një diplomat i lartë amerikan e ka quajtuar “pajisje propaganduese” për Kremlinin, gjatë krizës në Ukrainë.

Tani, një grup i studentëve të diplomuar në një shkollë të gazetarisë në SHBA është duke ndjekur transmetimet dhe postimet e këtij rrjeti, për të parë nëse kritikat ndaj RT-së se shërben si burim i Kremlinit për dezinformim, justifikohen.

“Nëse shikoni shifrat dhe shihni se sa shumë njerëz shikojnë RT-në, krijohet përshtypja se edhe nëse akademikët perëndimorë ose njerëzit në qarqet e politikës së jashtme në Uashington e nënvlerësojnë kanalin, RT-ja ka audiencë të rëndësishme. Askush nuk po e vlerëson se çfarë po bën. Dikush duhet ta bëjë”, ka thënë Pola Lem, një studente e Shkollës Pasuniversitare të Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork. Vazhdoni leximin

E ardhmja e lirisë së internetit

Eric E. Schmidt dhe Jared Cohen

mausi01Gjatë dekadës së ardhshme, afro pesë miliardë njerëz do të jenë të lidhur në internet. Rritja më e madhe e numrit do të vijë në shoqëritë që, sipas grupit për të drejtat e njeriut, Freedom House, janë më të shtypura prej censurës: vende ku, klikimi mbi një artikull të pakëndshëm, mund të fusë në burg të gjithë familjen, ose më keq. Hollësitë nuk janë aspak të këndshme. Në Rusi, qeveria ka bllokuar dhjetëra mijëra faqe disidentësh; ka patur raste kur janë bllokuar të gjithë blogjet e WordPress dhe Wikipedias ruse. Në Vietnam, një ligj i ri i quajtur “Dekreti 72” shpall të paligjshme shpërndarjen e materialeve kundër qeverisë, apo edhe ndarjen e lajmeve në mediat sociale. Dhe në Pakistan, faqe interneti që ishin të hapura vetëm dy vjet më parë – si Tumblr, Wikipedia apo YouTube – po zëvendësohen gjithnjë e më shumë prej mesazheve imponues për të “lundruar të sigurtë në internet”. Vazhdoni leximin

Si ra ‘Mapo’ në prehrin e qeverisë

mapoal“Mediat nën kontrollin e plotë të oligarkëve që i shërbejnë pushtetit janë një rrezik për demokracinë” ishte konstatimi që bëri muaj më parë sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry për Europën Juglindore. Nga konstatim, tashmë është shndërruar në një shqetësim, që po asfikson lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë. Pjesa më e madhe e vendeve të Europës Juglindore janë prekur nga virusi, i cili rrezikon të kthehet në një epidemi.
Në Shqipëri, pjesa më e madhe e tregut mediatik kontrollohet nga qeveria përmes blerjes dhe presioneve të botuesve që në këmbim përfitojnë lehtësira dhe favore për bizneset e tyre. Këta botues janë shndërruar në një klientelë të rregullt të qeverisë. Informacioni para se të kalojë tek qytetarët kalon në zyrat e censurës dhe të përpunimit të qeverisë, të cilat japin edhe versionin se si duhet të shkruhet një lajm. Vazhdoni leximin

Oligarkët po shtypin fjalën e lirë në Europën Lindore

liriafjalesRick Lyman, “New York Times”

Në Europën Lindore, oligarkët lokalë dhe grupet investuese, disa ta lidhura drejtpërdrejt me lidershipin politik të vendeve të tyre, janë duke mbytur gazetat dhe kompanitë e tjera mediatike, duke ngritur kështu shqetësime të mëdha ndërmjet gazetarëve në lidhje me lirinë e shtypit. Ky është vetëm një rast i një sërë zhvillimesh në rajon, të cilat një çerek shekulli pas rënies së Murit të Berlinit, kanë ngritur shqetësime lidhur me ecurinë drejt standardeve perëndimore të demokracisë dhe lirisë së fjalës. Sikurse në Rusi, ekzistojnë dyshime për përqendrim të rrezikshëm të pushtetit në duart e njerëzve që kanë arritur të kapin si pasuri ashtu edhe influencë politike dhe janë duke e shtrirë kontrollin e tyre gjërësisht në botën e medias. Vazhdoni leximin

Pushteti i humbur i medias në Shqipëri

Nga Namir LAPARDHAJA

Jetojmë në një kohë ku individi në vendin tonë e ka humbur besueshmërinë tek klasa politike.
23 vjet, në fakt, janë më shumë se shumë për një gjë të tillë.

Politika ka ricikluar në gjithë këto vite gabimet e vjetra, duke i shtuar atyre gabime të reja dhe sërish ky popull i ka votuar. Dhe populli sërish i voton, edhe pse jo si më parë.

Fakti që më pak se gjysma e shqiptarëve marrin pjesë në votime është treguesi më i mirë i kësaj. Pjesa tjetër bojkoton, është skeptike, sheh hallin e vetë, e shkëputur nga çdo zhvillim dhe çdo pritshmëri nga politika. Bën mirë ose bën keq është çështje tjetër. Ky është fakt. Vazhdoni leximin

Si mashtroi Kuvendin Drejtori i Digitalbit për të marrë AMA-n

Kandidatura e miratuar nga mazhoranca me urdhër të Ramës në krye të AMA-s, Gentian Salaj është në konflikt të hapur interesi. Në kundërshtim flagrant me ligjin, kandidati preferencial i Ramës për këtë post ka mashtruar Parlamentin duke hequr nga përshkrimi i punës së tij një fakt shumë domethënës, mbajtjen e postit si Drejtor i Përgjithshëm i Digitalb, pjesë e Top Medias. Ky fakt e bën kandidaturën e tij të jashtëligjshme, pasi një nga kriteret kryesore që duhet të kenë kandidatët për postin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive është që ata të mos kenë qenë asnjëherë të lidhur me subjekte mediatike për shkak të konfliktit të interesit që krijohet. Në rastin e Salës, mazhoranca është bërë palë e mashtrimit. Duke ditur që personi në fjalë ishte i përzgjedhuri i Ramës për postin e AMA-s, ata kanë pranuar përshkrimin e manipuluar të punës së tij. Vazhdoni leximin

Digitalb zaptoi frekuencat, ka bllokuar internetin 4 G

ama223Endira Bushati ka reaguar dje në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për ta pezulluar atë nga posti i Kryetares së Autoritetit Media Audiovizive duke theksuar se ky vendim ishte paralajmëruar nga mazhoranca, Digitalb dhe Top-Channel që në shtator të 2013 kur të majtët erdhën në pushtet. Bushati ka akuzuar Digitalb-in se ka zaptuar të gjitha frekuencat e destinuara për shërbimin e internetit 4G duke i bllokuar këtë drejtë shtetit shqiptar. “Sot, gjyqtari Artan Lazaj vendosi pezullimin tim nga detyra. Me një skemë në perfeksion, mazhoranca e re dhe Digitalb e Top Channel realizuan qëllimin e shprehur që në shtator 2013! Digitalb-i ka bërë një kallëzim penal ndaj meje për shpërdorim detyre më 1 prill 2014, pak ditë pas kërcënimit me jetë që më bëri administratori i DGA, Alban Jaho, për tërheqjen e një shkrese, përmes së cilës unë i kërkoja zbatimin e ligjit. Konkretisht, unë i përcillja përgjigjen e Zyrës Shqiptare të të Drejtave të Autorit, e cila theksonte se DGA duhej të regjistronte dhe çertifikonte kontratat dhe nuk kishte të drejta ekskluzive mbi kanalet kombëtare Tch dhe Klan” thekson Bushati. Vazhdoni leximin

Të drejtat e autorit nuk ka kush t’i mbrojë

Nga Luljeta Karafili

Qindra përdorues të produkteve që mbrohen nga Ligji Për të Drejtën e Autorit janë ankuar për drejtuesit e rinj të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, se po favorizojnë në mënyrë abuzive njërën prej Agjencive kryesore të Administrimit Kolektiv, duke lënë dyshim për korrupsion dhe abuzime akoma pa filluar mirë punën në krye të këtij institucioni. Shkak për këtë reagim është bërë heqja prej portalit të ZSHDA-së (www.zshda.gov.al), të të gjitha të dhënave për agjencitë e manaxhimit kolektiv, duke e lënë një rubrikë bosh apo pa asnjë të dhënë. Prej një muaji ZSHDA-ja, e ka transferuar portalin e saj pranë AKSH-it, që administron faqet elektronike të të gjithë qeverisë dhe agjencive të saj, por ndërsa ka ekspozuar shumicën e materialeve njohëse dhe sensibilizuese, nuk ka publikuar rubrikën më të konsultuar nga rreth 200 mijë përdorues të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, siç është ajo e “Agjencive të Administrimit Kolektiv”. Vazhdoni leximin