Si zgjidhet kriza e TVSH-së?

Alfred Peza

apeza03Ndërkohë që Parlamenti të enjten po i hapte rrugën realizimit të projektit të dixhitalizimit të TVSH, Këshilli Drejtues i këtij institucioni, dështoi për të tretën herë radhazi që të zgjidhte drejtorin e ri të përgjithshëm. Sipas ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, i cili po aplikohet për herë të parë që nga miratimi në 2013, zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të TVSH kërkon shumicën e cilësuar të votave të anëtarëve të Këshillit. Që do të thotë se nga 10 anëtarë dhe kryetari i këshillit, një prej 20 kandidaturave të paraqitura, duhet të marrë 2/3 ose të paktën 7 vota. Posti i kreut të RTSH është vakant prej një viti, pasi ish-drejtori Petrit Beci dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Vazhdoni leximin

Advertisements

“Beketi”, shteti merr në dorëzim “Agon Channel”

01-bechetiNeritan Gjergo

Ministria e Financave zbaton urdhrin për ekzekutimin e sekuestros së kompanive të Françesko Beketit. Vlera e aseteve të pronarit italian, vetëm për televizionin, llogaritet të jetë rreth 1.2 miliardë lekë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave, ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për sekuestrimin e pasurive të Françesko Beketit, i dyshuar për pastrim parash. Masa e sekuestros është vendosur ndaj shoqërive “Energji”, “400” KE, “Fuqi”, “Cable system” dhe “Agon-set”.Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Financave thuhet se, zbatimi i vendimit të gjykatës për sekuestrimin e “Agon-set” është bërë në prani të përfaqësuesve të kësaj shoqërie.
Vazhdoni leximin

Kërcënohet sërish gazetarja Koromani

01a-koromaniËshtë kërcënuar për herë të dytë gazetarja e gazetës “Shqiptare”, Aurora Koromani, pas kërcënimit të datës katër qershor për shkak të detyrës.

Sipas televizionit “News24”, një person anonim ka telefonuar në redaksinë e televizionit dhe ka kërcënuar se do të vrasë gazetaren Koromani. “Juve ka me ju dënu Allahu. Aurora Koromani ka me ken e vrarë”, ka qenë mesazhi. Telefonata ka zgjatur vetëm 9 sekonda, e sipas “News 24” marrësi nuk i është përgjigjur. Televizioni ka bërë denoncimin në polici e cila ka nisur hetimet menjëherë. Vazhdoni leximin

Një ekzekutim publik për RTSH-në

Arben Rrozhani

Një zonjë dhe artiste e nderuar, me shumë vite përvojë në RTSH, më ndaloi dje në trotuar dhe më pyeti: Si thua të aplikoj për vendin vakant të drejtorit në RTSH? Përgjigjja ime ishte shkurajuese. E para, se, në përgjithësi, njoftimet e institucioneve shtetërore, rëndom janë një detyrim ligjor për tu publikuar në mediat më të mëdha të vendit, dhe kjo, ndoshta do të thotë se fituesi është paracaktuar, siç ka ndodhur, jo vetëm me këtë qeveri 19-mujore. E dyta, dhe më e rëndësishmja, RTSH-ja nuk ka nevojë për një drejtor të ri, sepse aty është kolegu Martin Leka, që i përshtatet atij manuali me të cilin ka funksionuar dhe funksionon. Vazhdoni leximin

Shmangia e oligopolit në tregun e medias

Paolo Cavaliere   

Kalimi në dixhital që po ndodh sot në Shqipëri paraqet një sfidë, por ndoshta më e rëndësishmja është se hap një mundësi për të rritur lirinë e shprehjes dhe qasjen në informacion, duke u bërë një model i ndritshëm i rregulloreve të avancuara dhe efektive që hapin shtigje të reja për vendet e tjera në sferën evropiane.

Ardhja e teknologjive të reja të transmetimit dixhital të përmbajtjes audio-vizuale ka shtruar para politikëbërësve dhe rregullatorëve, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, nevojën e zhvillimit të zgjidhjeve të reja për sektorin e transmetimeve mediatike. Në të vërtetë, ka rëndësi që teknologjitë dixhitale të shihen si një mundësi për ta përmirësuar tashmë cilësinë dhe pasurinë e shërbimeve të transmetimit mediatik. Vazhdoni leximin

24-vjet “RD”, Basha: 5 janari, fillimi i lirisë së shtypit

Kreu demokrat, Basha tha se shtypi i sotëm, i majtë dhe i djathtë, kanë lidhje me 5 janarin, ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama, se nëpërmjet medieve konformiste, fsheh problemet e qeverisjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur 5 janarin e vitit 1991 si fillimin e lirisë së shtypit. Në përvjetorin e daljes për herë të parë në treg të gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetës së Partisë Demokratike, Basha tha se shtypi i sotëm, i majtë dhe i djathtë, kanë lidhje me 5 janarin.

Kreu i PD-së tha se misioni i medias është të jetë përballë qeverisë dhe në anën e publikut, ndërsa u zotua se do të mbështesë politikat favorizuese për mediat. “5 janari na fton të reflektojmë jo për rrugën që përshkuam, por për gjendjen e mediave sot, për statusin e gazetarëve dhe deformimin e raporteve të mediave. Vazhdoni leximin

Basha pengon mediat në takimet e tij

Kreu i PD-së është denoncuar nga mediat lokale në Shkodër, pasi nuk ka lejuar ndjekjen nga afër të takimit të tij

l-basha001Mediat lokale në Shkodër kanë denoncuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për bllokimin e ndjekjes nga afër të takimit të tij, që u zhvillua për mbledhjen e përkrahësve për protestën që do të mbahet në Tiranë, më 22 nëntor.

Kreu i PD-së zhvilloi të shtunën takimin e tij në Shkodër, me qytetarët, për të folur më nga afër për pakënaqësitë e tyre. Por mesa duket, një pakënaqësi është shprehur edhe ndaj vetë Bashës dhe stafit të tij, i cili ka bllokuar mediet lokale dhe ato kombëtare për të ndjekur nga afër takimin. Vazhdoni leximin

Anila Basha: Vizioni im për të qenë kryetare e AMA-s

a-basha02Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vijoi procedurat për zgjedhjen e kryetarit te AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive), ndërsa të martën katër kandidatët Anila Basha, Gentian Sala, Gentian Skënderaj dhe Bers Hado prezantuan strategjitë e tyre për drejtimin e këtij institucioni. Pas seancës dëgjimore me 4 kandidatët e përzgjedhur për kryetar të AMA-s,

sipas procedurave ligjore në përfundim të procesit, kandidaturat do t’i dërgohen seancës plenare nga ku do të votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s. Kandidatja Anila Basha, në prezantimin e saj, u fokusua në luftën ndaj piraterisë dhe u shpreh se nëse do të zgjidhet në krye të AMA-s, si fillim do të ngrihet Këshilli i Ankesave pranë këtij institucioni. Vazhdoni leximin

Në 2015 të gjithë televizionet në Shqipëri, me pagesë?

tvsh01Në vitin 2015 shqiptarët do të duhet të paguajnë për të shikuar dhe atë që sot është televizioni publik shqiptar. Nëpërmjet një analize por dhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të bërë publike te BIRN, (një portal investigativ për Ballkanin), nga Besar Likmeta, thuhet se si në të gjithë Evropën, në vitin 2015 televizionet në Shqipëri duhet të kenë përfunduar transferimin e transmetimeve nga analoge në ato dixhitale. Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH-ja, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane “Rohde & Schwartz”. Likmeta ka bërë publike dhe një raport të KLSH-së për periudhën 2010-2013 i cili fakton abuzimet me tenderat në TVSH.  Vazhdoni leximin

Anëtarët e AMA-s, Komisioni i Medias përjashtoi edhe dy kandidatë

Komisioni parlamentar i Medias vijoi edhe dje procedurat për plotësimin e vendeve vakante të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, bëri të ditur se në mbledhjen e djeshme anëtarët vendosën të përjashtojnë nga gara për postin e anëtarit të AMA-s, kandidatin Feti Zeneli dhe kandidaten Edlira Çaushi. Gjatë mbledhjes nënkryetari Peza u kërkoi sërish deputetëve të opozitës që të bëhen pjesë e këtij procesi, i cili synon të nxjerrë nga ngërçi disavjeçar Autoritetin e Mediave Audiovizive. Ai tha se deputetët e mazhorancës do të ushtrojnë detyrën e tyre ligjore, duke bërë përzgjedhjen e anëtarëve sipas formulës, me të cilën është rënë dakord edhe me opozitën. Pritet që ditën e premte, komisioni i Medies të përzgjedhë emrat e anëtarëve të AMA-s, të cilët më pas do të kalojnë për miratim në parlament. Vazhdoni leximin