Katër policë largojnë me forcë nga vendi i ngjarjes operatorin e emisionit “Fiks Fare”

Policët përdorin forcën për të mos lejuar gazetarët të kryejnë detyrën. Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” në “Top Channel” është ndaluar dje të bëjë punën gjatë një operacioni policor në Komunën Kashar të Tiranës.

Siç tregojnë vetë gazetarët dhe dëshmohet edhe nga filmimet e bëra me vështirësi, punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin forcën fizike për të mos lejuar gazetarët të filmojnë në vendin ku po ndodhte një përplasje mes disa qytetarëve dhe forcave të rendit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës (16 qershor 2015) kur grupi i xhirimit të emisionit “Fiks Fare” u ndalua nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë realizimit të një kronike në Komunën e Kasharit. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Shqip

Mea culpa e një “vrasësi” të shqipes

Aleksandër Çipa

a-cipa2015Po e nis këtë shkrim nga pozita e vrasësit. Mirëpo, siç e thotë Graham Grin: Vrasësit në të shumtën e rasteve e rrëfejnë si refuzues vrasjen e kryer. Nuk gjen gazetar sot në vend të pranojë mëkatësinë apo krimin që kryen mbi dhe gjatë përdorimit të shqipes. Unë jam një ndër vrasësit e dashur të shqipes në mediat shqiptare. Natyrisht jam një ndër këta që cilësoj, por pa pasur asnjëherë vullnet apo dëshirë për këtë vrasje. Ne gazetarët kemi mëkatuar shumë me shqipen, me gjuhën tonë. Kjo ka ngjarë tronditshëm sidomos në këto 24 vite dhe sipas dukjeve, edhe më e tmerrshme ka për të qenë vrasja e ardhme e shqipes. Mediat online e premtojnë dhe parathonë aq shumë dhe me konkretësi lemerisëse këtë krim. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Televizioni publik shqiptar, një hapësirë e braktisur

a-mullajARTAN MULLAJ

Në njëfarë mënyre, Radio Televizioni Publik Shqiptar vazhdon të jetë jo më shumë dhe jo më pak se një “institucion i ndihmës sociale”. Administrata e RTSH-së, e drejtuar gjithmonë nga titullarë – militantë partish – të kujton një ushtri të shpartalluar të papunësh; një ushtri të lodhur të papunësh të cilët shoqëria jonë i paguan për punë që, ose bëhen keq a shumë keq, ose nuk bëhen fare. Më shumë se institucion, më shumë se një media e dështuar, më shumë se një shpërdorim, është një sfidë; sfidë  mizore ndaj shtetit dhe shoqërisë; një sfidë në të cilën ndodhnin dhe ndodhin çudira. Përfytyroni një “korridor” mediatik të paligjshëm bamirësie, dhe menjëherë do shëmbëlleni sysh RTSH-në. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Ligji i medias, KiE dhe OSBE: Politika të mbajë duart larg nga media

mediat-ere2Me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës, Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Zyrën Përfaqësuese të Këshillit të Europës në Tiranë dhe shoqërinë civile, organizoi konferencën me titull “Liria e Shprehjes dhe Media”.

Gjendja kritike e mediave shqiptare, mbajtja e tyre nën presione politike u diskutuan nga OSBE dhe Këshilli i Europës në një konferencë mbi lirinë e shprehjes. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, tha se Shqipëria ka shumë arritje me mediat e saj në dy dekadat e fundit, por ka ende shumë për të bërë. “Duhet bërë shumë më tepër për pavarësinë e medias dhe për pavarësinë e institucioneve, që lidhen me median. Duhet të sigurohemi se të gjitha ligjet që miratohen do ta ndihmojnë dhe jo ta pengojnë median”, tha Mijatoviç. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Diskutojmë median, apo jemi të gjithë “Sharlí”?

Arbër Zaimi

Ngjarja në Paris, atentati në zyrat e “Sharlí Ebdósë”, e pruri vëmendjen e mbarë perëndimit, përfshirë këtu edhe tonën, te një temë përnjëmend kyçe për zhvillimin demokratik të shoqërisë, siç është liria e fjalës dhe ajo e shtypit. Mëkat që një rast kaq i mirë për të çelur një diskutim të gjerë e të hapur shoqëror mbi këto tema, mbi cilësitë e shtrirjen e këtyre lirive tek ne, nuk u shfrytëzua. E vetmja pyetje që u shtrua, anembanë sferës mediatike shqiptare ishte se “a jemi për lirinë e fjalës, apo jo?”.

Nëpër kolumna të opinioneve, apo në debate televizive e nëpër rrjete sociale shumëkush e shtroi këtë pyetje në formën “nëse jemi për lirinë e fjalës atëherë dhe ne jemi me Sharlí Ebdónë, e kush nuk është për lirinë e fjalës, do të duhej të shqyrtohej mirë, si një rrezik potencial për vokacionin tonë demokratik”. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Gazetarët shqiptarë homazh për kolegët francezë

Dhjetëra gazetarë shqiptarë, por edhe qytetarë të thjeshtë, u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës përpara piramidës në kryeqytet, duke ndezur qirinj në shenjë homazhi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Francë. Atyre iu bashkua edhe ambasadori francez në Tiranë.

“Franca është e plagosur, por ajo do të ringrihet. Në Shqipëri, ndoshta më shumë se në çdo vend tjetër e dimë se sa i lartë është çmimi i lirisë së shprehjes. Askush nuk do mund të bëjë të hesht lirinë e shtypit, askush nuk duhet të bëjë të heshti liria e fjalës. Në emër të Francës dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë shfaqur ngushëllimet e tyre”, është shprehur ambasadori i francez në Tiranë, Bernard Fitoussi.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa, tha se të gjithë gazetarët shqiptarë, sot janë pjesë e asaj redaksie. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

“Charlie Hebdo”, dhuna e verbër kundër lirisë

b-minxhozi001Skënder Minxhozi

Quhej Ahmed njëri ndër rojet e sigurisë në redaksinë e revistës satirike pariziene “Charlie Hebdo”, që ka mbetur i vrarë dje në Paris, nën breshëritë e armëve të një komandoje që thërriste “Allahu Akbar”. Nuk e ka shpëtuar feja, e cila nga emri kuptohet se është e njëjtë me atë të atentatorëve. Ashtu siç nuk e ka shpëtuar kolegun e tij polic, as lutja me duart lart, që u bënte vrasësve, ndërsa e qëllonin me gjak të ftohtë e duke e parë në sy. Në harkun e pesë minutave Parisi, e bashkë me të, i gjithë Perëndimi, janë zhytur edhe një herë në makthin më të errët të terrorizmit me ngjyrim islamik. Mjafton t’u hedhësh një sy faqeve në internet të gazetave e televizioneve më të mëdha amerikane e europiane, për të kuptuar tronditjen që ka sjellë me vete atentati i Parisit, më i rëndi që mbahet mend në kryeqytetin europian të kulturës dhe të artit. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Kryeministri me gazetarët, ofron darkë “alla Obama”

e-rama002Shkëmben batuta dhe thumbon gazetarët dhe analistët e medias

Kryeministri Edi Rama organizoi dje në mbrëmje në Pallatin e Brigadave pritjen e fundvitit me gazetarët. Rreth 200 gazetarë, drejtues e pronarë mediash, ishin prezent në darkën e shtruar nga Kryeministri, i cili kishte marrë formatin “alla Obama” për të shkëmbyer batuta dhe ironi të ndryshme. “Ky është një format i kopjuar nga Presidenti Obama, i cili takohet me gazetarët, të cilëve u pëlqen vetja më shume se sa ju dhe këtë ma ka thënë vetë Presidenti Obama”, tha Rama. Gazetarët fillimisht flisnin dhe shprehnin mendimet e tyre për veprimtarinë e qeverisë këtë vit. Takimi i fundvitit me mediat i Kryeministrit Rama, nisi me një shfaqje humori, pasi aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj, imitoi Edi Ramën për t’ia lënë më pas vendin barsoletave të Filip Çakulit. Më pas folën gazetari i “Zërit të Amerikës”, Armand Mero, gazetari i “Klan Kosova”, Baton Haxhiu, botuesi i “Mapo”, Henri Çili. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Gazetaria online duhet mbrojtur prej lexuesve rrugaçë

m-nano01Mustafa Nano

U bë kohë, tanimë, që nuk më shkon mendja t’u hedh ndonjë sy komenteve të lexuesve në fund të shkrimeve të mia të publikuara në website të ndryshme. Kërshërinë e kam ende, ngaqë do të doja të dija se ç’mendojnë të tjerët lidhur me qëndrimet e opinionet që unë kam, por ideja se të shumtat e këtyre komenteve (rëndom të shkruara nga pak vetë, të cilët shfaqen me emra të ndryshëm) janë fyerje, shpifje e shfryrje gjithfarësoji të natyrës vulgare, ma largon këtë dëshirë. Do të ishte një ushtrim i kotë mazokist t’i lexoje ato komente. Unë ia kam lejuar vetes një periudhë mazokizmi kësodore, por nuk m’u desh shumë kohë që të lodhesha nga kjo gjë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Kreu i AMA-s deklaron se së shpejti nis kontrolli për të drejtat e transmetimit dhe autorit

g-sala01AMA nuk do ta tolerojë më shkeljen e ligjit dhe piraterinë televizive. Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, u ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të operatorëve kabllorë, të paguajnë taksat vjetore, si dhe të paraqesin të drejtën e transmetimit dhe të drejtën e autorit. Pirateria e programeve është një proces, i cili duhet të marrë fund, ndaj zbatimi i ligjit do të jetë e vetmja rrugë partneriteti mes operatorëve dhe AMA-s. “Hiqni dorë nga pirateria, pasi nga kjo çështje nuk iu mbron dot asnjë punonjës i AMA-s, i ri apo i vjetër, kushdo qoftë. Është vjedhje e pronës së tjetrit. Për këtë ka sanksione, ka reduktim zone, por ka edhe pezullime. Sillni sa më shpejt pranë AMA-s pagesën vjetore dhe të drejtat e transmetimit e të autorit. Këto janë elementare. Megjithëse nuk kanë të bëjnë me kryetarin, po ju them që duhen kryer sa më shpejt”, deklaroi kreu i ri i këtij institucioni, Gentian Sala. Në treg janë rreth 114 operatorë kabllorë, nga të cilët 25 janë tërësisht të palicencuar. Disa nga operatorët kabllorë kanë shprehur shqetësime për sa u përket aksioneve të fundit të OSHEE-së, ku janë hequr edhe rrjetet e tyre elektrike. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip