RTSH, asnjë prej dy kandidatëve nuk merr shumicën e nevojshme

rtsh022Këshilli Drejtues i RTSH-së as te enjten nuk arriti të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, pasi asnjë prej dy kandidatëve,Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj , nuk arritën të sigurojnë shumicën e votave.

Në mbledhjen e sotme, e treta në radhë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH-së, asnjë nga dy kandidatët në garë, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm prej 7 votash. Gëllçi mori 6 vota kundrejt 5 votave që mori kandidati tjetër Malaj. Vazhdoni leximin

Advertisements

Elbasan- Studentët e gazetarisë konkurs me fokus aftësinë e kufizuar

Miranda Sadiku  

“Media dhe Aftësia e kufizuar” ishte projekti që u zbatua nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës se SHBA në Tiranë.

Ky projekt u finalizua me sukses të plotë në kuadër të një marreveshjeje bashkepunimi me tre universitete shqiptare sikurse janë ai  Tiranës ,”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Universiteti Bedër . Projekti synoi të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve dhe stafin akademik të këtyre universiteve për çështje të lidhura me aftësinë e kufizuar, të drejtat e individëve me aftësi te kufiuzara si edhe qasjet e duhura që media e shkruar dhe elektronike nevojitet të ketë përkundrejt tyre. Vazhdoni leximin

Vonesa në dixhitalizim rrezikon bllokimin e TV nga vendet fqinje

Nga Genc Kondi

TIRANE- Autoriteti i Medias Audiovizive ka njoftuar dje i alarmuar operatorët kryesorë televizivë në vend se pret prej tyre “angazhimin maksimal për një bashkëpunim serioz dhe intensiv, si dhe mirëkuptimin për zgjidhjen e problematikave, që mund të shkaktohen nga mosrespektimi i afatit të kalimit në transmetimet digjitale”.
Çfarë ka ndodhur? Ajo që pritej të ndodhte, ndodhi. Sikurse e kishte denoncuar dhe parashikuar Shqiptarja.com në një seri artikujsh në mars të këtij viti, nga dikasteri i Inovacionit dhe Teknologjisë pati një vonesë të pashpjegueshme dhe mëdyshje të pajistifikueshme, të cilat kanë bërë që procesi i digjitalizimit të transmetimeve televizive në vend të mos arrihet të bëhet në kohën e duhur. Vazhdoni leximin

Sekuestrohet Agon Channel, urdhër arresti për Becchettin

TIRANË – Prokuroria e Tiranes leshon urdher arresti nderkombetar per pronarin e televizionit Agon Channel me dyshimet se eshte perfshire ne nje skeme te pastrimit te parave ne miliona euro. Po ashtu, edhe 4 kompani te tjera nen administrimin e Becchetit dhe te nenes se tij jane sekuestruar si te perfshira ne kete skeme. Arrestohet Erjona Troplini, ortake me 20 % te aksioneve ne kompanine e Becchetit “Cable System” dhe Pranvera Gjika drejtuese ne nje banke te nivelit te dyte ne Shqiperi. Sekuestrohen 60 % të aksioneve të 5 shoqerive te Becchettit, bllokohen llogaritë e shoqerive te Becchettit në banka të ndryshme. … Pesë shoqëri të administruara nga Francesco Becchetti dhe familjarët e tij, mes tyre televizioni Agon Channel ne pronesi te tij, dyshohet se janë të përfshira në një skemë të madhe të pastrimit të parave në miliona euro, me organizator italianin Becchetti, per te cilin eshte leshuar urdher arresti. Vazhdoni leximin

Liria e medias, Bushati: Maqedonia është vendi me një media të cënuar

TIRANE – “Liria e shprehjes dhe media” kanë qënë në fokus të aktivitetit të mbajtur në ministrinë e jashtme në kuadër edhe të 20-vjetori të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Fjalën i pari e mori ministri Ditmir Bushati i cili preku çështjen e Maqedonisë edhe në kuadër të lirisë së shprehjes. “Drita e diellit thuhet të jetë dezinfektuesi më i mirë. Drita elektrike, polici më efiçent. Nuk është edhe aq e këndshme të flasësh sot për dezinfektim apo policim, sidomos me atë çka po ngjet në fqinjin tonë, Maqedoni, kështu që do të doja që në vend të këtyre dy gjërave të flisnim për transparencë”, u shpreh kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, nënvizoi se është nevoja për një frymëmarrje më të madhe për median në Shqipëri, një gazetari investigative më të gjerë, larg trysnisë dhe presionit të pushtetit, sikundër siguri juridike për t’i garantuar ato. Vazhdoni leximin

KiE: Propozimi i Ballës rrezikon pluralizimin e medias

Nga Anduela Ndreu

TIRANE – Pas propozimit të deputetit Taulant Balla për heqjen e nenit 62 të ligjit për mediat, nen i cili garanton konkurrencën në tregun mediatik, reagimi ka qenë i ashpër nga institucionet ndërkombëtare. Këshilli i Evropës në një kërkesë drejtuar Komisionit parlamentar të Medias ngre shqetësimin që lidhet me këto amendamente që prekin pluralizimin e medias. Për këtë arsye ky institucion i kërkon Komisionit të Medias t’i drejtohet me një kërkesë kryetarit të Kuvendit në mënyrë që ky insititucion të japë ekspertizën e tij për këtë çështje delikate të medias në Shqipëri.

“Ne u njoftuam për amendamentin e propozuar nga anëtari i parlamentit zoti Taulant Balla për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe jemi të mendimit se këto ndryshime duhet të shqyrtohen me kujdes duke u bazuar edhe në ekspertizë të specializuar ndërkombëtare. Vazhdoni leximin

Balla “fut” duart në tregun e medias. Kërkon ndryshimin e ligjit të miratuar

TIRANE – Edhe pse nuk është anëtar i Komisionit të Medias, deputeti socialist Taulant Balla do që të fusë duart në tregun e medias duke kërkuar të ndryshojë në mënyrë të njëanshme ligjin për mediat duke hapur rrugën për monopole radio televizive. Ky ligj ky i cili është miratuar para dy vjetësh më konsensus të palëve politike, përmes një amendamenti depozituar në Kuvend, Balla kërkon i vetëm shfuqizimin e nenit 62 të ligjit. Në këtë nën me 12 pika parashikohet “Rregullimi i pronësisë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore” dhe përmes rregullave të përcaktuara në këtë nen garantohet konkurrenca ne treg dhe mos lejimi i monopoleve dhe oligopoleve. Ne pikën tre të nenit 62 të ligjit të miratuar kushtezohen televizionet kombëtare dhe rajonale të jenë shoqëri aksionare, ku një individ nuk mund zotërojë më shumë se 40% të kapitalit dhe që njëkohësisht nuk mund ketë aksione në më shumë se një televizion tjetër. Vazhdoni leximin

Administrativja rrëzon PD për AMA-n. Boçi:Ankimojmë vendimin

Gjykata administrative ka rrëzuar Partinë Demokratike e cila pak kohë më parë depozitoi ankimin e saj duke kërkuar pavlefshmëri të procedurave të ndjekura nga komisioni i medias e më pas nga kuvendi për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Deputeti demokrat tha se pjesë e padisë ishte, veçanërisht edhe zgjedhja e kryetarit të AMA-s i cili sipas tij është zgjedhur në konflikt të hapur të interesi.Pak kohë më parë demokratët ankimuan në Gjykatën Administrative procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e bordit të AMA-s dhe kryetarit e cila sipas tyre u bë në kundërshtim të hapur të ligjit për median. Vazhdoni leximin

Sala: Para ligjit kush ka bërë shkelje në AMA. Dixhitalizimi transparent

Nga Joniada Koci  

TIRANE – Të gjithë ata për të cilët janë evidentuar shkelje gjatë punës në AMA do të vihen përpara ligjit. Kjo është bërë me dije nga kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala i cili ka raportuar për herë të parë në cilësinë e kreut te këtij institucioni mbi punën e AMA-s gjatë 2014-s. Sipas Gentian Salës Autoriteti Mediave Audiovizive ka pësuar edhe dëmtime financiare.

“Nuk do të këtë asnjë shkelje në autoritetin e mediave që ka ndodhur 5 apo 10 vite, e cila evidentohet apo konsiderohet për ndekje penale që nuk do të dërgohet. Ditët në vazhdim, çdo shkelje do të shkojë në procedura. Nqs duam të bëjmë një autoritet nuk ka më që të mbyllim sytë që mos i shohim. Është bërë i mundur një akumulim borxhesh i jashtëzakonshëm i subjekteve kundrejtë AMA-s dhe gjoba të jashtëzakonshme që AMA i ka vendosur subjekteve. Filozofia jonë në 4 muaj ka qenë kompletë endryshme, më pak kontrolle por më efikasë.”- tha Sala. Vazhdoni leximin

Raporti vjetor i RTSH, shqetësim për vonesat në dixhitalizim

Komisioni Parlamentar i Medias zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore me drejtuesit e RTSH-së, lidhur me raportin e veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2014.
Sipas raportit të prezantuar nga drejtori i RTSH-së, Martin Leka, gjatë vitit të kaluar treguesit ekonomiko-financiare patën një pasqyrë pozitive, jo vetëm në rritjen e ndjeshme të të ardhurave për institucionin, por edhe në përdorimin e mirë të tyre me qëllim rritjen e cilësisë së prodhimit, rinovimin e teknologjisë në sistemin e prodhimit, përmirësimin e kushteve të punës dhe rinovimin fizik të mjediseve të institucionit.
“Janë bërë shpenzime efikase në shtimin e prodhimit, blerjen e të drejtave ndërkombëtare të aktiviteteve të ndryshme sportive, filmave, programeve të ndryshëm, si dhe në ndjekjen dhe pjesëmarrjen konkrete të drejtuesve dhe punonjësve të RTSH-së në aktivitetet ndërkombëtare të EBU-se dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, – shtoi Leka. Vazhdoni leximin