Gara për kreun e RTSH, në balotazh Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, të hënën votimi

tvsh01Ngushtohet në dy emra gara për të zgjedhur kreun e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Procesi i gjatë dhe i mundimshëm pritet të finalizohet të hënën. Në garë kanë mbetur kandidatët Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, të cilët kanë dalë balotazh. Të dy personazhet të njohur për profilin e majtë, pritet të paraqesin të hënën platformat e tyre para Këshillit Drejtues. Pas dëgjimit të platformave, anëtarët e Këshillit Drejtues, pritet të votojnë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të televizionit publik. Rol vendimtar për zgjedhjen e drejtuesit të ri do të ketë vota e anëtarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Drejtues. Në garë ishin 20 kandidatë, emra të njohur nga gazetaria, pedagogë etj. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Sot

Televizion publik apo politik?

tvsh-tjeterNga Ivana TOMÇO  Jo çdo gjë që ne e quajmë moderne, do të thotë progres. Për shoqërinë apo për njerëzimin, progres do të thotë zhvillim, përmirësim, transformim progresiv, shtim dijesh dhe njohurish. Jeta moderne është tashmë rehati, shpejtësi dhe progres. Por, a vlen kjo për të gjitha aspektet e veprimtarisë sonë?

Së shpejti, Televizioni Publik Shqiptar, i vetmi që siguron kuadrin e nevojshëm për përhapjen dhe konsolidimin e vlerave të domosdoshme për jetën kolektive, do të gjendet përballë ndryshimeve të mëdha. Transmetimet analoge do t´ja lënë vendin transmetimeve numerike. Ky proces pritet të transformojë thellësisht të gjitha veprimtaritë mediatike. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Qeveria gjermane jep 20 milionë euro për dixhitalizimin e RTSH, BERZH 66 milionë euro për rritjen e sigurisë në rrugë, Kuvendi miraton marrëveshjet

01-parlamentiMe qëllim përfundimin sa më shpejt të dixhitalizimit të RTSH, Shqipëria do të marrë një hua nga Gjermania. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 milionë eurosh që do të jepen nga “Deutsche Bank AG”, duke ndihmuar në këtë mënyrë kalimin e transmetimeve nga analoge në numerike. Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje projektligjin për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, në bazë të marrëveshjes së garancisë që është firmosur mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane. Marrëveshja e huasë është firmosur mes RTSH dhe “Deutsche Bank AG”, por kjo e fundit ka kërkuar një garanci nga qeveria shqiptare. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Mediat sociale, ndihmesë apo ngatërresë?

Keni parë fotografinë e Hashim Thaçit me gruan e tijë duke blerë “speca e kollomoqa” në tregun e pemëve dhe perimeve? Keni parë fotografinë e Sali Berishës me vajzën dhe djalin e tijë të buzëqeshur “veshënvesh”, të gëzuar e të lumtur fort? Po fotografi të Edi Ramës me gruan e tij serioze, e keni parë? Ju kujtohet, që të gjitha këto fotografi janë të publikuara në Facebook apo Twitter.

Pse kështu?

Edhe politikanët shqiptarë, më në fund, kanë zbuluar se, mediat sociale janë mjet i rëndësishëm komunikimi për të arritur tek zgjedhësit e tyre dhe mundësi e madhe për të “ndërtuar” statusin e tyre personal. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Projektligji i ri për të drejtën e autorit, ndjekje penale për hajdutët e veprave

vj-onlineE drejta e autorit vijon të mbetet një nga problemet më shqetësuese, ndërsa akuzat në drejtim të institucioneve shtetërore nga artistë, krijues dhe autorë të ndryshëm nuk mungojnë kur flitet për mosvëmendje ndaj piraterisë.

Në këtë situatë, jo pak herë është kërkuar që institucionet duhet të kenë në vëmendje dhe ligjin për të drejtën e autorit, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji projektligji i ri mbi të drejtën e autorit të kalojë në Parlament. Këtë e bëri të ditur dhe drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Evien Dako, gjatë zhvillimit të një workshopi ndër-rajonal mbi “Sistemin e menaxhimit kolektiv” që po zhvillohet në Tiranë. Në fjalën e tij, drejtori i ZSHDA pranon se në vend ka jo pak problematika kur flitet për të drejtën e autorit, dhe vijon që vështirësia më e madhe të jetë nga përdoruesit. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Web-sitet dhe e drejta e autorit

Nga Besi BEKTESHI   

Web-sitet që kanë bërë një emër, kanë një ndjekje të madhe të publikut, kanë një model të lartë klikimesh dhe shikimesh, përbëjnë një të mirë publike për informacionin. Janë shtuar dhe nuk është aspak keq. Por kanë brenda tyre një të keqe të madhe edhe kur janë (mundohen) sigurisht serioze dhe etikisht në rregull. Pjesa e madhe dhe sidomos ajo e info-foto-video e lajmit ndërkombëtar, politikës, kulturës, blogjeve, opinioneve përvetësohet në mënyrën më të paedukatë dhe kundër së drejtës së autorit. Kur them edukatë, e kam fjalën për ato pamje dhe informacione që shoqërohen nga testatat e mëdha botërore me lirinë e infos. Kurse për të drejtën e autorit, kur shoqërohen me copyright-in e duhur. Sot, sit-et dhe web-et e rëndësishëm jo kryesisht të shoqërimit të gazetave, mbajnë veten me punën e të tjerëve dhe nuk ju thonë as “faleminderit”, as nuk i përmendin në editimin e punës së tyre. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

PD-PS sherr për Endira Bushatin, bllokohet AMA dhe Këshilli Drejtues i RTSH, beteja përfundon në gjykatë

ama-0011Televizioni Publik Shqiptar vijon të mbahet peng nga Partia Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar deputetët demokratë të Komisionit parlamentar të Medias, që të vijojnë të mbajnë të bllokuar Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Debati i disa muajve, për zgjedhjen e anëtarëve të AMA dhe KDRTSH, është i qëllimtë nga ana e opozitës, pasi po kërkon që të zvarrisë procesin për plotësimin e vendeve vakante në këto dy struktura, në mënyrë që të mbajë në ndikimin e saj politik Televizionin Publik Shqiptar. Në këto kushte, rikthimi i opozitës në Parlament nuk e ka zhbllokuar procesin e zgjedhjes së strukturave drejtuese te Televizionit Publik Shqiptar dhe plotësimin e të gjithë anëtarëve të AMA-s. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Medias, kryetari demokrat, Genc Pollo, ka deklaruar se opozita ka çuar në Gjykatë Administrative zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të AMA-s, e deri sa të jepet vendimi i gjykatës PD-ja nuk do të bëhet pjesë e procesit. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

SHQUP në kërkim për alibinë e bojkotit, Berisha kërcënon sërish Ramën për Telnis Skuqin, gazetari rrëzon akuzat e PD

skuqiKa degraduar fabrika e akuzave në SHQUP. Teksa Partia Socialiste po përgatitet të rihapë dosjen e 21 Janarit dhe të rrugës Durrës-Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha, po kthen në kauzë ngjarje të paqena, duke kërcënuar me jetë dhe shpallur armik kryeministrin Edi Rama. Berisha ka shpallur dje armik të fjalës së lirë kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka paralajmëruar se do të pësojë të gjitha pasojat e rrahjes së gazetarit Telnis Kuqi si dhe të mbylljes së disa emisioneve televizive në vend.

Por, vetëm pak minuta pas kërcënimit të Berishës, ka reaguar vetë gazetari Kuqi, duke hedhur poshtë deklaratën e Berishës dhe komunikatën e PD. Skuqi ka mohuar të jetë rrahur, ndërsa ka pohuar se konflikti verbal nuk kishte prapavijë dhe lidhje me politikën. Por, si e kanë paraqitur situatën Berisha dhe PD? Ky rast është një ilustrim shembullor se si fabrikohen akuzat dhe balta në SHQUP. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Charlie Hebdo dhe abuzimi me Lirinë e Shtypit

Nga Pirro Prifti    

Ngjarja e trishtuar që ndodhi në Paris  ku humbën jetën 10 gazetarë dhe 2 policë, në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo ishte një ndodhi e paralajmëruar. Vrasësit dhe e gjithë ndodhia është një akt i rëndë ekstremist ndaj një shtëpie botuese dhe sikundër të tjerët duhet dënuar duke u solidarizuar me familjet e të vrarëve. Problemi që do të prek unë është një kënd vështrim tjetër i ngjarjes, e cila prek dhe atakon lirinë abuzive të shtypit, i cili përdor çdo mjet për të shtuar shitjet duke mos marrë parasysh asgjë, duke u justifikuar më parimin: qëllimi justifikon mjetin. Revista e njohur satirike kishte kohë që bënte satira me personazhe fetare si Muhameti, Jezu Krishti, dhe plot të tjera. Sigurisht që vënia në lojë e personazheve të tilla fetare të cilat shkaktojnë turbullime shpirtërore tek komunitetet përkatëse të japin të kuptosh se sa e vështirë është të drejtosh shtypin e lirë në botën perëndimore, ku më e lehtë është të censurohet nga shtëpia botuese një akuzë apo tallje satirike ndaj një personaliteti politik se sa ndaj Profetëve dhe Shenjtorëve fetarë, të cilët nuk ka kush i mbron dhe replikon. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

Video e servirur e “medias së lirë: të kryetarit Basha!?

fevziu-bashaNga Besi BEKTESHI    

Që nganjëherë media tregohet jo profesionale dhe shtrembëron si tekstin dhe kontekstin e të thënës kjo është e qartë, por se vjen viti 2014 dhe një kryetar partie dhe sidomos asaj që në mbiemër është “demokratike” ndalon gazetarët në afërsi të tij, kjo është vërtetë e pabesueshme. Në fakt, është zakon fushatash elektorale, por nuk mund të jetë një praktikë turesh politike të një kryetari partie që ka dalë për të “apeluar” në popull, për të treguar ankesat e tij. Sepse kështu i bie që edhe “ankesën e popullit” ta porosisësh mediatikisht. Ky është dhe thelbi i problemit dhe akoma më tepër i bëhet një luftë dhe pabesi dhe vetë të drejtës për informim të lirë publikut. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot