Televizioni Publik dhe kriza e Këshillit Drejtues

Nga Kolec Traboini

E kam pas një borxh për të folur publikisht për tërë ato makinacione me të cilat u zgjodh Këshilli i Televizionit, e ku gjithçka u manipulua nga llogoret e Partive. Nuk është e nevojshme të kesh qenë ushtarak për të kuptuar se ç’janë llogoret, ku nëse bie shi të mbyt balta. Po le të vazhdoj pikërisht aty ku mbaron shkrimi “Si zgjidhet kriza në Radiotelevizionin Publik? -nga Alfred Peza- në të cilin si në profani na sjell mendimin se krizat na i zgjidhin pikërisht ata që i krijojnë.

Po zoti Alfred, zoti deputet, ka kaos në forumet drejtuese të një institucioni siç është Televizioni Publik, që duhet të ishte i pavarur, e ky kaos ndodh se gjithçka e bën politika dhe anëtarët e këshillit. Vazhdoni leximin

Advertisements

Media e lirë dhe oligarkia politike!

Nga Nebil Çika

n-cika02Një nga problemet e mëdha të këtyre zgjedhjeve, një shqetësim tani edhe ndërkombëtar, është kontrolli politik i medieve nga pushteti. Një video e publikuar ku kryetari i Bashkisë Elbasan i partisë në pushtet, Qazim Sejdini, shfaqej me zë e figurë duke shantazhuar gazetarët në mes të fushatës, tronditi opinionin normal publik, por, me sa duket jo zgjedhësit e Elbasanit, ngjalli reagimin e opozitës dhe ndërkombëtarëve.

Reagimi më i fortë erdhi nga vendi kampion i demokracisë dhe lirisë së medieve, SHBA. Ambasadori Lu reagoi publikisht dhe e vlerësoi rastin si mungesë e theksuar standardi demokratik, por vetëm kaq. Vazhdoni leximin

Mediat dhe politika në epokën digjitale

Forumi Global i Medias mbledh nga data 22-24 qershor në Bon rreth 2.000 pjesëmarrës nga 130 vende, ndër ta më shumë se 500 gazetarë. “Global Media Forum” mbyll hendekun midis ekspertëve, mediave e përdoruesve të mediave.
Nëse Barak Obama poston diçka të Forumit të tetë Global të Medias në twitter, mesazhet e tij i ndjekin rreth 60 milionë vetë. Presidenti i SHBA-së kryeson në twitter listën e udhëheqësve të botës. Shumë pas tij vjen Papa Françesku. Në rast se i mbledhim të gjitha mesazhet e tij në twitter në nëntë gjuhë të botës ai ka rreth 20 milionë ndjekës. Në vendin e tretë renditet aktualisht kryeministri i Indisë, Narendra Modi, me gati 13 milion ndjekës.
Interneti dhe rrjetet sociale janë bërë instrumente të rëndësishme të politikës dhe të diplomacisë. Vazhdoni leximin

Fund pa lavdi për “manjatin e medias” Rezart Taçi

taci-mediaErvin Kaduku

Humb njërin pas tjetrit, ARMO-n, Albpetrolin, Milanin, Parmën, tani mbyll dyert edhe në televizionin Albanian Screen

Nga dita e enjte, bota e medias televizive shqiptare ka një anëtar më pak. Televizioni Albanian Screen po shkon drejt mbylljes. Lajmi është njoftuar nga vetë punonjësit e kompanisë, shumica e të cilëve kanë shkëputur marrëdhëniet e punës me televizionin. Punonjësit janë njoftuar në mënyrë individuale se puna do të vijojë vetëm edhe për pak ditë, ndërsa po likuidohen për pagat e prapambetura. Drejtuesit e kompanisë nuk ishin të arritshëm për koment, ndërsa prej disa ditësh sinjali i Albanian Screen nuk po transmetohet më as në Digitalb. Vazhdoni leximin

Neokolonializmi i mbetur dhe neoliberalizmi i shpifur po prodhojnë gazetari të çoroditur

m-krasniqiMilazim KRASNIQI

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas instalimit të prezencës ndërkombëtare në Kosovë (qershor 1999) është krejt e lehtë të konstatohet se medieve dhe gazetarisë shqipe që nga fillimi i instalimit të saj e deri sot u është imponuar një kombinim i çoroditur i neokolonializmit me neoliberalizmin, që bashkërisht kanë prodhuar medie e gazetari klienteliste, herë-herë edhe me prirje të hetueshme antishtet. Prirjen antishtet e kanë trashëguar nga neokolonializmi, ndërsa tash e faturojnë si vlerë të neoliberalizmit, duke u fshehur gjoja pas komercializmit dhe lirisë së pakushtëzuar. Natyrisht alibia e rreme mund të bëhet para atyre që nuk e kuptojnë këtë skemë, por jo edhe para publikut e qytetarëve të mirinformuar lidhur me natyrën e neokolonializmit, të neoliberalizmit dhe të surrogateve që prodhohen prej tyre si produkte mediale. Çka është neokolonializmi në rastin e Kosovës dhe si u përthye në medie dhe në gazetari? Vazhdoni leximin

Sharjet dhe fyerjet dixhitale – flladi i freskët i demokracisë

Artan Fuga

E di që shumë njerëz do të mendonin ndryshe nga unë dhe do të jepnin argumentet e tyre se deputetët kanë të drejtë kur vendosin disa rregulla dhe norma ndaluese edhe për të shprehurit në Internet. Është fjala në Facebook, në Twitter-a, në blogje, në faqe të ndryshme web, pra në të gjitha rrjetet sociale.

Mendoj se do të thoshin se nuk mund të lejohet që individë të ndryshëm të shpifin, fyejnë, shajnë sipas qejfit në këtë hapësirë komunikimi që ndërton Interneti. Dhe me të vërtetë doza e agresivitetit, sharjeve dhe fyerjeve është e konsiderueshme, shumë herë më e madhe në komunikimin numerik në Internet sesa në jetën e përditshme. Mund të ketë njerëz që janë mërzitur nga kjo gjë, sidomos individë të ndryshëm publikë, politikanë, artistë, gazetarë, apo edhe individë të tjerë. Fundja bëhet edhe një lloj krahasimi, përderisa në mediat e tjera ose në jetën publike nuk mund ta ofendosh dhe shpifësh një njeri pa u ndëshkuar nga ligja nëse çështja shkon deri atje, atëherë përse jo edhe në komunikimin në Internet të mos ndodhë kështu? Vazhdoni leximin

Freedom of Speech Award i jepet blogerit te arrestuar

Blogeri i arrestuar në Arabinë Saudite, Raif Badawi merr „Freedom of Speech Award“, që Deutsche Welle e jep për herë të parë këtë vit. Transmetuesi për botën e jashtme e jep çmimin në kuadër të Online- Awards “The Bobs”.

Intendanti Peter Limbourg: “Bordi i drejtorëve të Deutsche Welle-s vendosi njëzëri për Raif Badawin. Ai përfaqëson në mënyrë të shquar angazhimin e guximshëm, të patrembur për shprehjen e lirë të mendimit, e drejtë e njeriut. Vlerësimi me çmim nga ne synon të transmetojë një sinjal të fortë dhe ta zhvendosë fatin e tij edhe më fort në vëmendjen e publikut botëror. Shpresojmë që në këtë mënyrë do të shtohet presioni ndaj personave përgjegjës në Arabinë Saudite, për ta lënë më në fund të lirë Badawin.” Vazhdoni leximin

Skizofrenia e komunikimit të përditshëm

Nga Akademik Artan Fuga

a-fuga001Komunikimi është komunikim me Tjetrin. E vërteta është se ka edhe një formë shumë të rëndësishme komunikimi që është ajo me veten, por edhe në këtë rast, sikurse e titullon një vepër të tij, filozofi Pol Rikër, edhe vetja merret sikur të jetë dikush tjetër. Komunikimi me Tjetrin është komunikim me të Huajin, pavarësisht nëse ky është i panjohur, njeri i afërt, mik, nëse është një komunikim midis individësh apo midis bashkësish kolektive, sikurse mund të jenë agjencitë sociale, kombet, etj. Nuk ka rëndësi thelbësore, megjithë specifikat, edhe nëse është komunikim verbal ose jo-verbal, me shkrim ose me gojë, interaktiv apo me një kahje.

Problem është se, jo rrallë komunikimi kthehet në një marrëdhënie që shpreh më shumë simptoma pathologjike sesa qendrime të arsyeshme. Madje, ka mendimtarë të shquar, kërkues të njohur në fushat e psikoterapisë, komunikimit, psikopathologjisë, psikanalizës, të cilët mendojnë se në thelb komunikimi është një marrëdhënie me nuanca në shkallë të ndryshme psiko-pathologjike. Vazhdoni leximin

Liria e mospublikimit

Disa media kryesore amerikane u kritikuan ashpër, sepse vendosën të mos botonin karikaturat e Charlie Hebdo. Pa të drejtë, mendon Michael Knigge.

chebdo1Ishte një impuls unik dhe gobal. Pas masakrës së shëmtuar ndaj karikaturistëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo javën e kaluar mediat dhe gazetarët në mbarë botën shprehën mbështetjen e tyre për lirinë e mendimit dhe të shtypit. Shumë media, ndër ta edhe Deutsche Welle, reaguan ndaj atentatit me fotografi, në të cilat gazetarët mbajnë pankarta me mbishkrimin “Je suis Charlie”. Këto pamje u bënë shpejt simbol global i solidaritetit me viktimat. Në fund shprehja e solidaritetit gazetaresk dhe mbështetja e lirisë së shtypit u bënë vetë objekt i raportimit dhe i diskutimit në lidhje meCharlie Hebdo. Pas antentatit shumë media publikuan vetë karikaturat e Charlie-Hebdo, ndërsa të tjera zgjedhon të kundërtën. Vazhdoni leximin

Ngjyrat e shtypit shqiptar dhe propaganda e frikës

e-laperiEleni Laperi

Para se të shkruaj për atë që është tema thelbësore e këtij shkrimi, duhet të shkruaj diçka për ngjyrat, sepse shkrimi im lidhet me përdorimin e një ngjyre.

Në kultura të ndryshme ngjyrat shprehin simbolika të ndryshme. Studimet bashkëkohore të psikologëve të artit tregojnë se, ashtu si në ritualet e lashta, ngjyrat dhe kuptimi i tyre janë përdorur e përdoren si simbole për të shprehur gjendjet psikologjike, reagime emocionale, estetike etj. Në kulturën e Evropës perëndimore është e njohur lidhja e ngjyrës së gjelbër me nocionin e shpresën, e të verdhës me urrejtjen apo zilinë, e të bardhës me pastërtinë, e të zezës me vajtimin apo vdekjen dhe e të kuqes me revolucionin. Megjithatë përdorimi konvencional i ngjyrave pëson ndryshime sipas traditave të caktuara kulturore, të cilat,nga ana e tyre, pësojnë ndryshime nga brezi në brez. Vazhdoni leximin