RTSH i zvogëlohet “shtëpia”, gjysmën e “zapton” AMA, në shtator ikin edhe 50% e punonjësve

Duket, se pas 20 vitesh rënie të nivelit programor, “miti” fuqiplotë i Radio-Televizionit Publik Shqiptar, po bie edhe si rezidencë fizike. Ndërtesa e këtij institucioni mediatik, i cili paguhet nga taksa prej 100 lekë në muaj, që shteti u merr familjeve dhe bizneseve shqiptare me dhunë, nuk do të jetë më vetëm “rezidencë” e Radio Televizionit Publik Shqiptar, por brenda tij, madje me hapësirë të barabartë do të “strehohet” edhe një tjetër institucion shtetëror, që ka lidhje me licencimin dhe kontrollin mbi mediat audiovizive. Qysh prej datës 15 qershor 2015, zyrtarisht me “letra” qeverie, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) është transferuar në ndërtesën e Radio-Televizionit Shqiptar, duke “rrëmbyer” 2 kate të kësaj godine. Edhe pse vendimi ka 10 ditë që ka hyrë në fuqi, institucioni kombëtar shtetëror “AMA”, nuk është vendosur ende në godinën e Radio Televizionit Publik Shqiptar, për shkak të mos-lirimit të mjediseve prej RTSH. Vazhdoni leximin

Advertisements

Liria e shprehjes dhe interneti- të drejta dhe përgjegjësi

Nga: Igli Totozani

Nuk ekzistojnë më barriera mes jetës virtuale dhe asaj reale. Ajo që ndodh on-line, gjithnjë e më tepër po ndikon në botën jashtë internetit, në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Pikërisht për këtë arsye është e nevojshme të tregohet kujdes për një raport korrekt mes formave të reja të komunikimit social dhe dinjitetit personal dhe të të tjerëve.

Natyrshëm që në shumë raste si qytetar, si Avokat i Popullit, por edhe si jurist në profesion, kam menduar se ka qënë pikërisht informimi on line, mjeti që ka ndihmuar identifikimin e situatave që kërkojnë ndërhyrje për respektimin e të drejtave të njeriut. Ky dimension i pazëvendësueshëm i pushtetit të informacionit në internet është rritur dhe fuqizuar së tepërmi tashmë me shtimin e përduesve të rrjeteve on-line. Por a ndodh gjithmonë që përdoruesit e internetit të gëzojnë lirinë e shprehjes, pa cënuar dinjitetin e tjetrit? Vazhdoni leximin

Gazetave serbe u tërhiqet vërejtja: Mos i fyeni shqiptarët

Mediat serbe vazhdojnë gjuhën e ashpër ndaj Shqipërisë, ndërkohë që i është “shkulur veshi” nga organizatat ndërkombëtare.
Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists – IFJ) në Bruksel dhe “Reporterët pa kufij” (RSF) kanë dënuar gjuhën e urrejtjes në mediet e Serbisë.
Sipas Ernest Sagagas, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën dhe Olivier Basile, përgjegjës i “Reporterët pa kufij” për Evropën me seli në Bruksel, nga Beogradi kanë kërkuar që mediet serbe të ndalin fyerjet ndaj shqiptarëve me termin “shiptari”, njofton Presheva jonë.
Sagaga thotë se “fjalori i urrejtjes dhe i fyerjeve i takon së kaluarës”. Vazhdoni leximin

Kontrolluesit dhe mbrojtja e të dhënave personale në faqet e internetit

Flora Çabej (Pogaçe)

Me anë të këtij opinioni, Komisioneri dëshiron të tërheqë vëmendjen për një zbatim sa më korrekt të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (këtej e tutje referohet si LMDHP), gjatë ushtrimit të funksioneve operative të kontrolluesve të ndryshëm nëpërmjet faqeve të tyre të internetit. Për këtë, është e rëndësishme të kujtojmë se LMDHP ka si objekt përcaktimin e rregullave për mbrojtjen dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale dhe se përpunimi i të dhënave personale ka një kuptim shumë të gjerë dhe përfshin çdo veprim që ndodh me të dhënat personale të mbledhura në çdo formë duke përfshirë edhe ato të mbledhura nëpërmjet internetit, deri në shkatërrimin e tyre. Sistemet, të cilat ndodhen në faqet e internetit të kontrolluesve, tashmë lejojnë mbledhjen e lehtë, të shpejtë dhe përpunimin e sasive të mëdha të të dhënave personale të vizitorëve të tyre. Ndërsa këto përparime teknologjike sjellin përfitime si për kontrolluesit edhe për subjektet e të dhënave, ata gjithashtu paraqesin një sfidë për mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave themelore të njeriut. Vazhdoni leximin

Rikrijimi i debatit ose ç’është një gazetë…

Nga Etienne Balibar  

Ç’është një gazetë? Disa përgjigje duhet të jenë të përjashtuara si të pamjaftueshme ose të padenja, siç edhe menjëherë s’mund të nxjerrim një përkufizim të thjeshtë, pozitiv, që mund ta kthejmë menjëherë në strategji editoriale.

“Ne jemi një gazetë!” thoshte titulli i vendosur në lajmet kryesore, nga e kemi marrë pjesën e mësipërme,  shkëputur kjo nga korrespondenca e konfliktit të hapur midis Libération dhe pronarëve të saj. Po ç’është një gazetë? Është e qartë që disa përgjigje duhet të përjashtohen si të pamjaftueshme ose të padenja, vetëm nëse i shërbejnë projekteve dhe tendencave (një gazetë nuk është një tweet i madh, kjo nuk është paraqitja e vlerësimeve të agjencive të vlerësimit, nuk është as koshi i insituatave për jetën private të “people”, nuk është logoja monétisable për të organizuar takime dhe pastaj për t’i bërë jehonë në rrjetet sociale…), por vështirë të nxjerrësh ndërkohë një nocion të thjeshtë, pozitiv, dhe që lehtësisht të mundemi ta kthejmë në strategji editoriale. Vazhdoni leximin

Të mos i mbyllet fryma e shtypit

Nga Frank Shkreli

shkreli-011Kjo javë është mbushur me aktivitete kushtuar fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit që do të kulminojnë me Ditën Ndërkombëtare të lirisë së shtypit më 3 Maj, 2014.  Aktivitetet filluan në Washington të organizuara nga Departmenti amerikan i Shtetit, nga Kombet e Bashkuara në  New York, dhe UNESCO do të mbajë një konferencë ndërkombëtare dy ditore me 5 dhe 6 Maj në Paris. Ndërkohë, aktivitetet në mbrojtje të lirisë së shtypit gjatë kësaj jave, përfshijnë edhe mbledhjen këtë javë në kryeqytetin Tallin të Estonisë mbi lirinë e internetit, të organizuar nga qeveria estoneze.

Dita Ndërkombëtare kushtuar lirisë së shtypit është shpallur nga Asambaleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 dhe është caktuar të shënohet çdo vit me 3 Maj. Vazhdoni leximin

Epoka e re e transmetimeve dixhitale në Shqipëri

Fatos Puto

RTSH-së i duhet një bord profesionist, siç e kanë sot radio-televizionet publike në Europë.

Qershori i vitit 2015 do të shënojë fillimin e një epoke të re të transmetimeve numerike dhe fundin e epokës së transmetimeve analoge ne Shqipëri. Me këtë kalim Televizioni Publik Shqiptar, me platformat e tij multipleks, do të ketë avantazhe dhe mundësi shumë më të mëdha, qoftë edhe në pikëpamje të vetëmjaftueshmërisë së fondeve. Është për këtë arsye që, siç edhe orienton Organizata Europiane e Transmetuesve Publikë, të kërkohet një mënyrë më e qartë menaxhimi, me qëllim që RTSH-ja të organizohet si institucion me një format nga më të suksesshmit dhe me një platformë perëndimore, si për përmbajtjen e informacionit, të programeve, ashtu edhe për teknologjinë. Vazhdoni leximin

Shprehen shqetësime për eliminimin e VOA-s shqip

m-shkreli002Nga Frank Shkreli

Disa ditë më parë Zëri i Amerikës transmetoi lajmin se Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyr të gjitha transmetimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, njoftoi hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit financiar 2015, ku parashikohet eliminimi i transmetimeve në gjuhët e Ballkanit, përfshirë programet e VOA-s në gjuhën shqipe. Projekt buxheti për vitin e ardhëshëm, në qoftë se me të vërtetë zbatohet në formën e tanishme, do të eliminonte programet  që transmetohen për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë.   Përveç këytre, projekt buxheti parashikon edhe shkurtime të tjera në programet drejtuar vendeve të tjera të botës, por shënon edhe ngritje të buxhetit për disa transmetime në gjuhë të tjera, sidomos për programet drejtuar Azisë dhe Afrikës. Vazhdoni leximin

15-Vjetori i Shërbimit Shqip të Radios Europa e Lirë

f-shkreliNga Frank Shkreli

Javën që kaloi,  Shërbimi Shqip i Radio Europa e Lirë (REL) festoi 15-vjetorin e themelimit të tij.  Radio Europa e Lirë, si një ent transmetimesh ndërkombëtare i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka një histori më shumë se 60-vjeçare.  Radio Europa e Lirë, tani me qëndër në Pragë të Republikës çeke, filloi transmetimet e saja në fillim të luftës së ftohtë, me programe lajmesh, komentesh dhe analizash, në gjuhët e ndryshme të Europës Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe transmetimet në gjuhën shqipe, pasi politikanët dhe diplomatët e njohur amerikanë të asaj kohe, si  Xhorxh Kenen dhe Xhon Foster Dulles e shihnin Luftën e Ftoftë me komunizmin ndërkombëtar si një luftë ideshë, që duhej zhvilluar nepërmjet valëve të radios.  Përsa i përketë shërbimit shqip të REL, sipas autorit të librit mbi historinë e Radios Europa e Lirë, Michael Nelson, “seksioni shqip i REL filloi transmetimet me disa vështirsi në vitin 1951, për tu mbyllur më 1953”.  Vazhdoni leximin

Këshilli i Evropës organizon diskutim rreth jurisprudencës mbi “shpifjen” dhe praktikat më të mira

Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, në kuadër të projektit rajonal “Promovimi i lirisë së shprehjes dhe informimit dhe liria e mediave në Evropën Jug-Lindore”, do të organizojë të premten një tryezëne rrumbullakët “Shpifja në jurisprudencën bashkëkohore, standardet dhe praktikatmë të mira”.

Anëtarëtë parlamentit, gjykatës, përfaqësues të medias dhe ekspertë do të diskutojnë rreth gjendjes aktuale të jurisprudencës për shpifjen, në vijim tëndryshimeve nga Kuvendi i Shqipërisë të dispozitave të kodit penaldhe civil për shpifjen, në vitin 2012. Legjislacioni për shpifjen mund të ndikojë negativisht në një mjedis të lirë dhe të hapur për medianpasi mund të ushqejë vetë-censurë dhe frikëtë tepruar ndaj pasojave ligjore. Vazhdoni leximin