Disa probleme që duhen korrigjuar tek ligji për Radio Televizionin

Mero Baze

Ashtu siç pritej, zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar po dështon për shkak të formulës bllokuese që është shpikur në ndryshimet ligjore të bëra në këtë ligj, në fund të mandatit të Kuvendit të shkuar. Ndryshimet nuk kanë prekur problemet reale që ka ai institucion për t’u shndërruar në media publike, ndërkohë që kanë shtuar varësinë e tij nga krahët politik, sidomos në përzgjedhjen e kandidaturave si për Këshill Drejtues, ashtu dhe në procedurën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm.

Së pari, mishmashi ligjor rreth RTVSH-së nuk rregullohet më vetëm me statusin e RTVSH-së, por dhe me ligjin për mediat elektronike që ka diktuar këto ndryshime. Vazhdoni leximin

Advertisements
nga moderatori Postuar te Tema

Qazim Sejdini: Ja cila është e vërteta e videos sime

Duke marrë shkas nga reagimi publik për një pasazh videoje që po qarkullon në disa televizione dhe media online, më duhet të sqaroj se:

Biseda e sinqertë dhe informale është zhvilluar në një nga takimet e mia me gazetarët vitin e kaluar, përpara se të fillonim takimin zyrtar.

Kam shkëmbyer mendime dhe kam dëgjuar shqetësimet e gazetarëve gjatë atij takimi, dhe më vjen keq, që, pasi i dëgjova shqetësimet e tyre, ajo copëz bisedë konstatimi po shfrytëzohet politikisht dhe ka dalë nga konteksti real i deklaruar në atë takim i vitit të kaluar. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Modeli i Sandrit në shtypin shqiptar dhe Qazimi

Mero Baze

Ka një irritim nga një deklaratë e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, duke shkëmbyer fjalë me një gazetar në konferencën për shtyp. Irritimi vjen nga fakti që Qazimi i shpjegon me qetësi dhe një sinqeritet tronditës gazetarit, sesi funksionon shtypi në Shqipëri. I shpjegoi, se këtu shtypi është i lidhur me pushtetin, se ka interesa dhe se në fund të fundit, pronarët mërziten kur i bie më qafë pushtetit dhe kësisoj, mund ta pësosh dhe t’i për këtë pyetje.

Është e vërtetë, që e gjitha është nisur të jetë një shantazh, por në të vërtetë është një perlë për nga mënyra sesi është thjeshtuar imazhi i gazetarisë shqiptare tek një pushtetar lokal në Shqipëri. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Keqkuptimi i “standardit Berisha” për mediat kritike dhe rasti “Agon”

Nga Mero Baze

Urdhër arresti për investitorin italian Francesco Beccheti, i cili është nën akuzë për pastrim parash nga kompanitë e tij në biznesin energjitik në Shqipëri, po tenton të devijohet në një debat për lirinë e shtypit dhe motivim politik, kundër një kanali televiziv superluksoz, por pa ndikim në opinionin publik në Shqipëri.

Nuk mund të paragjykojmë ata që dyshojnë në këtë gjë. Sa herë që një media vihet në pozitë të vështirë për shkak të pronarit të saj, është një ditë e keqe për gazetarët që punojnë aty. Në rastin e Agon Channel, është e dhimbshme për shumë gazetarë të mirëpaguar, të cilët mund të rrezikojnë kontratat e tyre, por dhe një staf të gjerë gazetarësh me rroga normale si gjithë gazetarët e tjerë në Shqipëri. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Mero Baze: Shtypi i shkruar është i vdekur

Ka kohë që tregu i shtypit të shkruar ka qenë i prishur. Tani është i vdekur. Edhe pse dorën e fundit me dhe sipër ia hodhi media online, ai kishte kohë që lëngonte nga cektësia, përdorimi politik i skajshëm, mungesa e lirisë, mungesa e talenteve në gazetari dhe thatësira e publicistikës që botohej aty. Ai ishte pasuri në duart e disa ndërtuesve që zgjidhnin hallet e lejeve të ndërtimit. Media online i dha një goditje vdekjeprurëse, duke goditur dhe gjithë arsyet përse media e shkruar u katandis ashtu.

Nuk shikoj më të ardhme te shtypi i shkruar. Unë ende vazhdoj ta botoj gazetën “Tema” në print, por vetë mund të kem gjashtë muaj që nuk e kam lexuar. Më duket si një bezdi të rilexoj gjëra që publiku i ka lexuar 20 orë më parë. Plus kësaj, media online zhduk disa fuqi të botuesve të shtypit të shkruar. Ajo është e lirë, e pacensurueshme e mirëshpërndarë dhe komunikon me pjesën më të ndriçuar të shoqërisë. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Çështja e televizioneve është si të maskojnë humbjen e rëndësisë

Mero Baze

Disa televizione kanë njoftuar se nuk do të transmetojnë veprimtaritë e partive politike deri sa të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, duke e paraqitur këtë si korrektesë formale me Kodin Zgjedhor, ndërkohë që e kanë konsideruar shkelje të Kodit Zgjedhor fillimin para kohe të fushatës. Inciciativa duket se  i takon TV Klan dhe ABC që janë televizione të Frangajt dhe mund të ndiqet dhe nga televizione të tjera. Vizion Plus dhe Top Channel duket se nuk kanë ndërmend ta ndjekin.

Ky në të vërtetë është dhe lajmi më  i parëndësishëm i fushatës elektorale deri tani, që më shumë sesa për rregulla fushate, tregon krizën e medias klasike në Shqipëri.  TV Klan ose mediat e Frangajt, i kanë pasur fushatat elektorale si një rast për t’u faktorizuar dhe për të bërë pazaret e tyre të mëdha, të cilat kanë mbajtur përmes një sistemi korrupsioni një makineri të tërë propagande në këmbë, që nuk ka qenë asnjë ditë efiçente. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Gazetaria lakuriq

Xhovani Shyti

Në njëzetë e tre gazetat e përditshme socio-politike të vendit vetëm në katër prej tyre respektohet dhënia e pagave në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur. Ato janë gazeta “Panorama,” “Gazeta Shqiptare”,  gazeta “Shqip” dhe gazeta “Shqiptarja.com.”

Në nëntëmbëdhjetë gazetat e tjera vonesat janë të përherëshme, sikurse janë, gjithashtu, edhe ikjet e gazetarëve nga puna pa përfituar shpërblimet e punës së kryer. Në shtatëdhjetë e dy televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të Medias Audiovizive, vetëm në dhjetë prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve. Si të tillë funksionojnë Radio Televizioni Publik Shqiptarë, televizioni “Top Channel” televizioni “News 24”, televizioni “A1 Report”, televizioni “Klan”, dhe disa televizione lokale, ndërsa në gjashtëdhjetë e dy prej tyre, vonesat vijojnë të jenë prezente me nga një gjer në pesë e gjashtë muaj, përfshirë në këtë gjendje edhe televizione kombëtare. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Unioni i Gazetarëve: Mediat në situatë kritike, gazetarët 6 muaj pa rroga

unioni-gUnioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sot në 3 maj në “Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit” gjendjen kritike të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve në të gjithë vendin. Unioni shprehet të dhënat që janë publikuar sot nga kjo organizatë jane tronditese lidhur me situaten ne mediat shqiptare.

Deklarata e plote:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sot në 3 maj, Ditën Botërore të lirisë së Shtypit proteston dhe denoncon gjendjen e patolerueshme dhe të përkeqësuar të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve të vendit. Janë më tepër se kurrë tronditëse të dhënat që publikon sot organizata jonë për situatën në mediat shqiptare. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Kundër propozimit për çensurimin e komenteve online!

Gjergj Erebara  

Projektligji i propozuar nga aleanca e Grave Deputete për kontrollin dhe përgjegjësinë e komenteve në mediat sociale është një shkelje e rëndë e lirisë së shprehjes.

Kur isha student gazetarie, këtu e 15 vjet të shkuara, na mësonin mirë e bukur çështjen Sullivan Kundër New York Times, si çështja gjyqësore amerikane që themeloi lirinë e shprehjes dhe lirinë e gazetave në mënyrën siç e njohim ne sot.

Kjo çështje themeloi se shpifja, e shprehur në një gazetë, nuk konsiston thjeshtë në publikimin e një informacioni të pavërtetë. Akuzuesi që pretendon se është dëmtuar nga shpifja duhet të vërtetojë, mes të tjerash, që gazeta apo shpifësi e ka kryer “me vetëdije” shpifjen. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

Përbaltësit dhe adhuruesit e gazetareve

Mero Baze

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përzgjedhur Arbana Xharrën, kryeredaktoren e gazetës “Zëri” për ta vizatuar si një shembull suksesi të një gruaje nga Kosova, mes shembujve pozitivë të grave në botë. Po çfarë ka bërë Arbana?

Ky ishte një vit i keq i Kosovës, së paku në dy drejtime.

E para, ishte kriza e tejzgjatur qeveritare pas zgjedhjeve dhe krijimi i një qeverie, e cila nuk ngjalli shumë entuziasëm tek të rinjtë dhe së dyti, eksportimi i një sërë xhihadistësh trushpëlarë nga vendi që u çlirua prej SHBA dhe NATO, për të luftuar tashmë kundër vlerave të Perëndimit. Këto ishin dy lajme të këqija për Kosovën dhe sidomos për SHBA-në, që ishte sponsori kryesor i Kosovës. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema