10 arsye pse media sociale është shumë e rëndësishme në biznes

Media sociale është kthyer në një faktor të rëndësishëm të biznesit në ditët e sotme. Facebook, Twitter, Linkedin etj. janë bërë bashkëpunëtor serioz në ndërtimin e një profili sa më profesional biznesi dhe në shtimin e klientelës. Më poshtë shpjegohen 10 arsye që bëjnë mediat sociale shumë të rëndësishme në biznes.

1. Gjeni vazhdimësinë e duhur për të tërhequr audiencë
Një nga aspektet e rëndësishme të biznesit është të jeni të njohur dhe shumë të dukshëm. Media sociale ju jep mundësinë të jeni vazhdimisht të dukshëm në rrjete sociale dhe të bëheni sa më të njohur për shërbimet tuaja në komunitetet e ndryshme sociale. Zgjidhni frekuencën e duhur të komunikimit dhe vazhdimësia do të sigurohet duke ju zhvilluar më tej biznesin tuaj. Vazhdoni leximin

Advertisements

Një kërkesë për ministrin Panariti

Prof. As. Xhevdet Bashllari

gaz-bujqNë një nga sallat e Ministrisë së Bujqësisë, Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë, festoi 20-vjetorin e krijimit të saj, ku morën pjesë të ftuar nga Federata Ndërkombëtare a Gazetarëve të Bujqësisë (IFAJ), Stefan Nimerllov nga Austria dhe Juri Mykhailov nga Ukraina. Po ashtu qenë të pranishëm dhe gazetarë nga Kosova, pjesë të shtypit të shkruar dhe televizioneve kosovare e në veçanti gazetarë të vjetër që kanë trajtuar çështje të bujqësisë, specialistë të kësaj fushe, miq e të ftuar. Pas fjalës së presidentit të shoqatës, në emër të IFAJ-t përshëndeti gazetari Nimerllov nga Austria. Aty u lexua edhe përshëndetja e ish presidentit të kësaj shoqate Fuat Memeli, dërguar nga Bostoni i Amerikës, së bashku me një tufë lule me 20 karafila të kuq. U ndanë çmime me kupat përkatëse, për shkrimin dhe fotografinë më të mirë të vlerësuar nga juria, i dhe u përurua libri “20 vjet shoqatë” i botuar me këtë rast. Vazhdoni leximin

Liria e medias, një iluzion

Nga Luan Kurti

l-kurtiKjo temë është jo pak e rrahur. A kemi liri të medias?… Nuk dua t’i referohem statistikave, raporteve ndërkombëtare që në kohë të ndryshme kanë paraqitur shifra të diskutueshme. Sipas meje liria e mediave në Shqipëri ka ardhur duke u përkeqësuar vit pas viti. Nëse do konsiderojmë faktin, sesa media i shërben të vërtetës, publikut… Ka teori të komunikimit që e trajtojnë median si biznes, ku pragmatizmi është themelor. Pra i shërben të vërtetës që shitet, ku “lajmi i mirë është lajmi i keq”, si çdo produkt tjetër. Nga pikëpamja sociale kemi një qasje krejt tjetër, ku preferohet një ndërthurje midis nevojës komunitare dhe asaj individuale, apo grupore. Kam parasysh këtu interesat e biznesmenëve apo trusteve. Një problem i madh sot në Shqipëri është se ky biznes (i mediave) nuk është aspak i pastër, në kuptimin që është me bilanc negativ. Dhe kjo ka dëmtuar konkurrencën e ndershme dhe ka favorizuar produktin nën kosto. Vazhdoni leximin

Mbrojtja e të Drejtës së Autorit ose dështimi i shtetit ligjor

s-agajNga Sali Agaj*

Dymijë e treqind vjet më parë Aristoteli do të thoshte: “Mirë një njeri i shkëlqyer se sa një ligj i shkëlqyer”. Ndryshimet demokratike në vendin tone sollën një rregullim të ri të konceptit të së drejtës së autorit dhe e përshtatën atë me konceptin bashkëkohor. Që në v. 1992 janë miratuar dy ligje, plotësuar dhe me disa akte nënligjore që kanë patur si qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, por zbatimi i tyre ka ngelur në nivelin më të ulët të mundshëm për një shoqëri me standarde të vërteta të një shteti ligjor. Vazhdoni leximin

66 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti

Reporterët pa Kufij kanë njoftuar se 66 gazetarë janë vrarë gjatë 2014-së. Megjithëse i gazetarëve të vrarë këtë vit është 7 për qind më pak se në vitin e kaluar, organizata Reporterët pa Kufij ka bërë të ditur se prerja e kokës së gazetarëve në Siri, tregon për rrezikun që iu kanoset gazetarëve të cilët mbulojnë konfliktin.
“Zakonisht gazetarët nuk janë vrarë në një mënyrë kaq barbare dhe tronditëse për të gjithë botën”, thuhet mes të tjerash në raportin e Reporterëve pa Kufij. Rrëmbimi i gazetarëve këtë vit, sipas raportit është rritur për 37 për qind. 33 nga 119 gazetarët e kidnapuar gjatë këtij viti, sipas raportit, janë kidnapuar në Ukrainë. Vazhdoni leximin

GSHDNJ dënon presionet ndaj gazetarit Arben Vata

a-vataGrupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut shprehu shqetësimin në lidhje me rastin e gazetarit Arben Vata, i cili është nën presionin e kërcënimeve dhe kanosjes së vazhdueshme. Zyra e GSHDNJ ka shqyrtuar ankesën e gazetarit Arben Vata, i cili për më shumë se 10 vjetësh është aktiv me shkrimet e tij në median e shkruar dhe rrjetet sociale, me komente, editoriale e analiza, ku ka shprehur vazhdimisht qëndrimet e tij kritike, duke trajtuar problematika të ndryshme të qeverisjes; problemet e rendit; krimit; marrëdhëniet e drejtësisë me qeverinë, etj. Kjo ankesë konsiston në kërcënimet qe i janë bërë gazetarit disa herë për jetën e tij dhe të familjarëve nga individë ende të paidentifikuar. Vazhdoni leximin

Këshilli Drejtues i RTSH-së, 57 kandidatë në garë

kkrt01Komisioni parlamentar i Medias nisi të hënën procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Në fillim të mbledhjes nënkryetari i komisionit, Alfred Peza tha se së bashku me opozitën kemi përzgjedhur 57 kandidatë, të cilët do të kalojnë në filtrin e komisionit derisa të shkojmë tek zgjedhja e 10 anëtarëve të KD-së.
Skualifikimi i kandidaturave do të bëhet një e nga një nga komisioni, tha ai, gjatë mbledhjeve me dyer të mbyllura. Janë 57 kandidatë që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e këtij procesi.
Vazhdoni leximin

Mediat dhe edukimi ynë i vazhdueshëm

Kopi Kyçyku

Prej gjysëm shekulli e ca, koncepti i edukimit të vazhdueshëm nuk ka reshtur së zëni vend ballor në veprimtarinë teorike dhe praktike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESKO) dhe të sistemeve edukative të shumë vendeve të botës. Në pajtim me këtë koncept, formimi i çdo individi nuk mund dhe nuk duhet të kufizohet vetëm me edukimin shkollor (të ciklit të ulët, të mesëm e të lartë). Veprimi edukues, formues, që shoqëria ushtron mbi çdo person të arsimuar në një shkallë apo në një tjetër, duhet të jetë i përhershëm, pavarësisht nga mosha e përfituesve prej tij. Roli që mjetet e informimit masiv (shtypi, radioja, televizioni) duhet të luajnë në edukimin e pandërprerë të njerëzve, pavarësisht nga niveli arsimor që këta kanë, është tejet i rëndësishëm. Në shoqërinë bashkëkohore, e cila evoluon gjithnjë e më shpejt, nga “qytetërimi i logosit”, në “qytetërimin e imazhit”, ndihmesa e mediave në krijimin e “piramidës humane” të çdo vendi mund të cilësohet i pazëvendësueshëm. Vazhdoni leximin

Sfidat e shtypit të shkruar në epokën e globalizimit

Ilir Kalemaj

Debati mbi tejkalimin e modeleve të vjetra të masmedias, të përqendruara kryesisht te shtypi i shkruar, radio dhe televizioni dhe revolucioni që po ngjet me formën dhe përmbajtjen të ndryshme te masmedias, që e kanë demokratizuar, relativizuar dhe revolucionarizuar atë njëherazi, janë sot në epiqendër të diskutimeve të profesionistëve dhe politikë-bërësve anembanë botës. Jo rastësisht ishte kombinimi i medias alternative si burim i shpërndarë pushteti me teknologjinë që bënë të mundur përhapjen e revolucioneve të pranverës arabe dhe më gjerë. Kjo bëri që revolucioni iranian të quhej twitter, ai egjiptian revolucioni facebook dhe apo në Tunizi ku celulari luajti rolin qendror për shpërhapjen e informacionit dhe mobilizimin e turmave. Videot e ndryshme të hedhura në youtube kanë shërbyer jo pak për mobilizime të ngjashme në Siri e gjetkë. Por a do të thotë kjo që shtypit të shkruar po i bien kambanat e fundit? Në fakt personalitete të tillë që variojnë nga semiologu dhe intelektuali publik me staturë ndërkombëtare si Umberto Eco, apo Jeff Bezos, i cili bleu së fundmi Washington Post, mendojnë të kundërtën, duke argumentuar që do të ketë gjithnjë një treg të gazetës së shtypur e cila lidhet sa me shijet njerëzore, aq edhe me konceptin e gazetarisë profesionale. Vazhdoni leximin

A mund të quhet një bloger gazetar?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet kuptuar se si po ndryshon bota e informacionit dhe si pasojë, si duhet të sillet një i ri i cili ka për qëllim të ndërmarrë këtë profesion.. Blogerët kanë etikë profesionale njësoj si gazetarët. Në 12 faqet e Kodit të etikës së gazetarit në thelb qëndrojnë pesë gjëra: Një gazetar duhet të kontrollojë gjithmonë burimet e lajmeve që boton; të respektojë dinjitetin e njerëzve, të shmangë informacionet pa prova konkrete; të mos pranojë dhurata për të përdorur informacionin në favor të personave të interesuar. Në rast gabimi gazetari është i obliguar të sigurojë të drejtën e replikës palës së dëmtuar për të thënë fjalën e tyre mbi artikullin e botuar. Për blogerët nuk ekziston një kod i tillë. Nuk ka rregulla, nuk ka kod etike përveç atyre të parashikuara me ligj. Shpifja për shembull, është vepër penale dhe vlen për të gjithë, duke përfshirë këtu gazetarët dhe blogerët. Vazhdoni leximin