Meta: Qytetarët të ndërgjegjësohen për të drejtën e informimit

i-meta01Një konferencë mbi ‘të drejtën e informimit’ u organizua sot nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me mbështetjen e shoqërisë civile. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në konferencë, tha se e drejta e informimit është një e drejtë njerëzore, e cila duhet të jetë e balancuar në disa aspekte, me qëllim që të garantohet mbrojtja e të drejtave të tjera dhe të shmangen konfliktet në rastet e aksesit të informacionit.
“Çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm për të drejtën e informimit, si një e drejtë universale. Ai duhet të ndihet i vetëdijshëm për këtë të drejtë, por dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale”, tha Meta. Vazhdoni leximin

Advertisements

Kuvend-Leskaj: Kthimi i besueshmërisë te publiku, sfida kryesore e RTSH-së

parlamenti001TIRANË, 8 Maj/ATSH/.- Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota p/rezolutën “Për vlerësimin e punës së Këshillit Drejtues të RTSH-së për vitin 2013″.

Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, duke folur në emër të maxhorancës tha se Televizioni Publik drejtohet nga një Këshill që nuk ka mandat.

Ajo kërkoi bashkëpunimin e opozitës në reformimin e këtij institucioni, sfida kryesore e të cilit është kthimi i besueshmërisë te publiku.
“Problemi më i madh i TVSH-së sot është kthimi i besueshmërisë tek publiku, besueshmëri që ka humbur nga shpërdorimi që i është bërë këtij institucioni. E ftoj opozitën të bashkëpunojë për t’ia kthyer TVSH-në pronarit të ligjshëm, publikut shqiptar”, nënvizoi Leskaj