TVSH, PS: Ose votoni ose shkrihet Këshilli!

Në kohën që njërëzit votonin për zgjedhjet e 21 qershorit një mendje dinake vendosi që të votohej edhe zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik. Pra që publiku të mos e kishte mendjen  tek televizioni Publik që mbahet me taksat e shqiptarëve e që prej shumë vitesh është shkatërruar si institucion mediatik nga PD e PS, por edhe nga pronarët e televizioneve private të cilët e kanë dashur për ta zhvatur dhe kryesisht që ta hiqnin nga konkurenca radiotelevizive. Dhe fatkeqsisht, ia kanë arritur të gjithë bashkë; PS, PD dhe këto pronarë. E dërmuan të vetmin RTSH ose gjigandin e madh , i cili tashmë është rrëzuar dhe rënkon i shtrirë përtokë prej vitesh, pikërisht se janë paratë e publikut dhe ku mund ta vjedhësh ç’të duash. Vazhdoni leximin

Advertisements

Disa probleme që duhen korrigjuar tek ligji për Radio Televizionin

Mero Baze

Ashtu siç pritej, zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar po dështon për shkak të formulës bllokuese që është shpikur në ndryshimet ligjore të bëra në këtë ligj, në fund të mandatit të Kuvendit të shkuar. Ndryshimet nuk kanë prekur problemet reale që ka ai institucion për t’u shndërruar në media publike, ndërkohë që kanë shtuar varësinë e tij nga krahët politik, sidomos në përzgjedhjen e kandidaturave si për Këshill Drejtues, ashtu dhe në procedurën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm.

Së pari, mishmashi ligjor rreth RTVSH-së nuk rregullohet më vetëm me statusin e RTVSH-së, por dhe me ligjin për mediat elektronike që ka diktuar këto ndryshime. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Tema

RTSH, asnjë prej dy kandidatëve nuk merr shumicën e nevojshme

rtsh022Këshilli Drejtues i RTSH-së as te enjten nuk arriti të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, pasi asnjë prej dy kandidatëve,Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj , nuk arritën të sigurojnë shumicën e votave.

Në mbledhjen e sotme, e treta në radhë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH-së, asnjë nga dy kandidatët në garë, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm prej 7 votash. Gëllçi mori 6 vota kundrejt 5 votave që mori kandidati tjetër Malaj. Vazhdoni leximin

Gazetarë nga BE në Shqipëri: T’i tregojmë Europës çfarë po ndodh këtu

Rudina Hoxha

TIRANA – 12 gazetarë nga Bashkimi Europian janë duke zhvilluar një vizitë treditore në Shqipëri (1-3 korrik) për të parë me sytë e tyre këtë vend rreth, për të cilin kanë dëgjuar shumë. Pjesë e fokusit të tyre është edhe ndikimi i fondeve IPA të BE-së në transformimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Grupi i gazetarëve përfaqëson disa prej gazetave, revistave dhe radiove më prestigjioze në Europë si “Financial Times”, “Wiener Zeitung”, Austri, “L’Espresso” (Itali), “The Copenhagen Post” (Danimarkë), “Deutschland Radio” (Gjermani), “Lider Business Weekly” (Kroaci) apo “Respekt” (Republika Çeke) e të tjera. Gazetarët e nisën këtë vizitë me një takim me ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Zj. Romana Vlahutin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Z. Ditmir Bushati, ditën e mërkurë si dhe me disa gazetarë shqiptarë për të mësuar më shumë për lirinë e medias në Shqipëri. Vazhdoni leximin

Elbasan- Studentët e gazetarisë konkurs me fokus aftësinë e kufizuar

Miranda Sadiku  

“Media dhe Aftësia e kufizuar” ishte projekti që u zbatua nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës se SHBA në Tiranë.

Ky projekt u finalizua me sukses të plotë në kuadër të një marreveshjeje bashkepunimi me tre universitete shqiptare sikurse janë ai  Tiranës ,”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Universiteti Bedër . Projekti synoi të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve dhe stafin akademik të këtyre universiteve për çështje të lidhura me aftësinë e kufizuar, të drejtat e individëve me aftësi te kufiuzara si edhe qasjet e duhura që media e shkruar dhe elektronike nevojitet të ketë përkundrejt tyre. Vazhdoni leximin

RTSH mes standarteve të BE-së dhe shërbimit

l-roshiNga Laureta Roshi
Personalisht, si pjesë edhe e garës, besoj se në drejtim të RTSH/së duhet një gazetar i ndërshëm me energji për të krijuar dhe për të përcjell pasonin e punës te të rinjtë. Shpesh rregulli i shkruar thotë se përgjegjës për programin e RTSH/së është gazetari përkatës dhe drejtori i departamentit . Në përditshmërinë dhe transmetimet publiku audienca bën përgjegjës qeverinë. Edhe pse qeveritarët nuk duken se janë shumë të pranishëm në transmetimet e drejtëpërdrejta të RTSH, ky paragjykim mbetet, pasi linja editoriale është një rrekje e informimit nga komunikatat e zëdhënësve, një rregull i pashkruar, po që dominon informacionin. Ndërsa qeveria ka instrumentat matës të audiencës për të parë se sa shkon informacioni zyrtar te publiku. Instrumenta që nuk bëjnë publike rezultatet dhe rrallë janë llogaritur si pjesë e domosdoshme e strategjisë së transmetimit. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Ballkan

Gara për kreun e RTSH, në balotazh Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, të hënën votimi

tvsh01Ngushtohet në dy emra gara për të zgjedhur kreun e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Procesi i gjatë dhe i mundimshëm pritet të finalizohet të hënën. Në garë kanë mbetur kandidatët Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, të cilët kanë dalë balotazh. Të dy personazhet të njohur për profilin e majtë, pritet të paraqesin të hënën platformat e tyre para Këshillit Drejtues. Pas dëgjimit të platformave, anëtarët e Këshillit Drejtues, pritet të votojnë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të televizionit publik. Rol vendimtar për zgjedhjen e drejtuesit të ri do të ketë vota e anëtarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Drejtues. Në garë ishin 20 kandidatë, emra të njohur nga gazetaria, pedagogë etj. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Sot

10 arsye pse media sociale është shumë e rëndësishme në biznes

Media sociale është kthyer në një faktor të rëndësishëm të biznesit në ditët e sotme. Facebook, Twitter, Linkedin etj. janë bërë bashkëpunëtor serioz në ndërtimin e një profili sa më profesional biznesi dhe në shtimin e klientelës. Më poshtë shpjegohen 10 arsye që bëjnë mediat sociale shumë të rëndësishme në biznes.

1. Gjeni vazhdimësinë e duhur për të tërhequr audiencë
Një nga aspektet e rëndësishme të biznesit është të jeni të njohur dhe shumë të dukshëm. Media sociale ju jep mundësinë të jeni vazhdimisht të dukshëm në rrjete sociale dhe të bëheni sa më të njohur për shërbimet tuaja në komunitetet e ndryshme sociale. Zgjidhni frekuencën e duhur të komunikimit dhe vazhdimësia do të sigurohet duke ju zhvilluar më tej biznesin tuaj. Vazhdoni leximin

RTSH i zvogëlohet “shtëpia”, gjysmën e “zapton” AMA, në shtator ikin edhe 50% e punonjësve

Duket, se pas 20 vitesh rënie të nivelit programor, “miti” fuqiplotë i Radio-Televizionit Publik Shqiptar, po bie edhe si rezidencë fizike. Ndërtesa e këtij institucioni mediatik, i cili paguhet nga taksa prej 100 lekë në muaj, që shteti u merr familjeve dhe bizneseve shqiptare me dhunë, nuk do të jetë më vetëm “rezidencë” e Radio Televizionit Publik Shqiptar, por brenda tij, madje me hapësirë të barabartë do të “strehohet” edhe një tjetër institucion shtetëror, që ka lidhje me licencimin dhe kontrollin mbi mediat audiovizive. Qysh prej datës 15 qershor 2015, zyrtarisht me “letra” qeverie, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) është transferuar në ndërtesën e Radio-Televizionit Shqiptar, duke “rrëmbyer” 2 kate të kësaj godine. Edhe pse vendimi ka 10 ditë që ka hyrë në fuqi, institucioni kombëtar shtetëror “AMA”, nuk është vendosur ende në godinën e Radio Televizionit Publik Shqiptar, për shkak të mos-lirimit të mjediseve prej RTSH. Vazhdoni leximin

Mediat dhe politika në epokën digjitale

Forumi Global i Medias mbledh nga data 22-24 qershor në Bon rreth 2.000 pjesëmarrës nga 130 vende, ndër ta më shumë se 500 gazetarë. “Global Media Forum” mbyll hendekun midis ekspertëve, mediave e përdoruesve të mediave.
Nëse Barak Obama poston diçka të Forumit të tetë Global të Medias në twitter, mesazhet e tij i ndjekin rreth 60 milionë vetë. Presidenti i SHBA-së kryeson në twitter listën e udhëheqësve të botës. Shumë pas tij vjen Papa Françesku. Në rast se i mbledhim të gjitha mesazhet e tij në twitter në nëntë gjuhë të botës ai ka rreth 20 milionë ndjekës. Në vendin e tretë renditet aktualisht kryeministri i Indisë, Narendra Modi, me gati 13 milion ndjekës.
Interneti dhe rrjetet sociale janë bërë instrumente të rëndësishme të politikës dhe të diplomacisë. Vazhdoni leximin