Shkrirja e AMA-s, Alfred Peza tërheq amendamentin

a-peza-001Pas tërheqjes së amendamentit, çështja në Autoritetin e Mediave Audiovizive do të zgjidhet përmes procedurës së nisur nga Kuvendi për plotësimin e 4 vendeve vakante ashtu siç edhe përcakton MEMO-ja e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve.

Deputeti socialist, Alfred Peza ka zyrtarizuar dje tërheqjen e projektligjit të tij “Për disa ndryshime në ligjin për Mediat Audiovizive”. Një ditë pasi grupi parlamentar socialist vlerësoi se çështja në Autoritetin e Mediave Audiovizive duhet të zgjidhet nëpërmjet procedurës së nisur tashmë nga Kuvendi për plotësimin e 4 vendeve vakante ashtu siç edhe përcakton MEMO-ja e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve, Peza ka dorëzuar në parlament kërkesën për tërheqjen propozimit të vet, i cili parashikonte shkrirjen e plotë të këtij Autoriteti dhe plotësimin e tij nga e para sipas procedurës që parashikon ligji i ri për mediat audiovizive. Vazhdoni leximin

Çmimet e IMA 2014:A1Report televizioni informativ më i mirë

TIRANE- Televizioni “A1 Report” është vlerësuar me çmimin “Televizioni informativ më i mirë” pas një anketimi online të realizuar nga Info Media Albania. IMA, një faqe/blog e specializuar në fushën e medias dhe televizionit, e themeluar në “Facebook” më 11 Tetor 2010, dhe që ka për qëllim kryesor informimin rreth botës mediatike, ka shpallur Çmimet e Televizionit 2014. “A1 Report, edhe pse më i riu në median all news, ka fituar çmimin si Televizioni Informativ më i Mirë”, thotë IMA.

Në portalin e saj online, http://www.imalbania.com, Info Media Albania ka zhvilluar një anketim me lexuesit për periudhën 22 Shkurt 2014 deri në datë 20 Mars 2014, lidhur me televizionit më të ndjekura, emisionet, si dhe artistët më të pëlqyer. Vazhdoni leximin

Konsensusi, Peza dorëzon kërkesën për tërheqjen e amendamentit

a-peza-002Mazhoranca qeverisëse dha dje një provë konkrete të hapave mbrapsht në emër të konsensusit për ligjet e rëndësishme që janë duke u diskutuar. Deputeti i Partisë Socialiste, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, Alfred Peza, tërhoqi në mesditë amendamentin e tij i cili parashikonte jo vetëm shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Endira Bushati, por të të gjithë zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Me këtë tërheqje amendemanti gjithsesi drejtuesja e AMA-s, Bushati, nuk mund t’i shpëtojë dot shkarkimit nga ky institucion. Kjo për shkak se është vendosur nga mazhoranca të zbatohet edhe memoja e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve në Kuvendin e Shqipërisë, e cila tashmë mban sipër dhe firmën e kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta. Vazhdoni leximin

nga moderatori Postuar te Shqip

Alfred Peza tërheq amendamentin për AMA-n

a-peza-001Deputeti Alfred Peza ka depozituar tërheqjen e amendamentit për ligjin e medieve audiovizive. Pas firmosjes nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të memos së detajuar nga Shërbimi Monitorimit të Institucioneve të Pavaruara, tashmë i është hapur rrugë largimit të kreut të AMA-s. Ky veprim vjen edhe pas vendimit të marrë nga grupi parlamentar socialist për tërheqjen nga kalendari të amendimit për këtë ligj. Nga pikëpamja ligjore, Kuvendi nuk ka më pengesë për zëvendësimin e katër anëtarëve të AMA-s, si rrjedhojë edhe kryetares në detyrë, Endira Bushati, mandatet e të cilëve kanë përfunduar prej me shumë se një viti e gjysmë. Vazhdoni leximin